Olta Xhaçka flet për akuzat e opozitës: Nuk ka favor nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Këshillit të Ministrave pjesë e së cilit asokohe ishte edhe Olta Xhaçka për t’i dhënë bashkëshortit të saj, biznesmenit Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik në jug të vendit ka vendosur në pikëpyetje mandatin e saj si deputete.

Këtë të enjte Kuvendi hodhi në votim kërkesën e opozitës për të çuar mandatin e saj në Kushtetuese, kërkesë kjo që është rrëzuar.

Mbrëmjen e sotme ajo ka folur për herë të parë për këtë temë në Top Story me Grida Dumën. Ajo u shpreh se nuk ka folur deri tani se ka respektuar institucionet e drejtësisë.

“Në fakt puna si ministre ka qenë e gjatë, kanë qenë tre poste ministrore, kështu që pas një eksperiencë kaq të gjatë mendoj se është e përligjur të kesh një moment refleksioni. Përballem me një lumë shpifjesh dhe akuzash e kam rikonsideruar shijen e këtij profesioni dhe pasioni. Nuk kam folur se kam respektuar institucionet. Opozita akuzon se jam në papajtueshmëri mandati dhe se mazhoranca po më mbron për të mos shkuar në “Kushtetuese”.

Ka pasur momente që kam menduar që çfarë na duhet statusi i investitorit strategjik… por ky status nuk është favor, është thjeshtë një stimul që qeveria ia bën ekselencës për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë. Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike”, u shpreh ajo.

/O.S

Të fundit

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku...

Lajme të tjera

Web TV