Petrit Malaj rrëqeth me rrëfimin: Fëmijët e mi morën kredi që të blinin shtëpi, unë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Petrit Malaj ka treguar për “Aldo Morning Show” se pasuria më e madhe që ka marrë nga prindërit e tij është e madhe, por në një aspekt, në trashëgimin kulturore dhe shpirtërore, ndërsa nga pikëpamjet monetare mundësitë e tyre kanë qenë të varfra.

Sipas tij prindërit i kanë dhënë dashurinë për vendin e tij dhe për njerëzit, në këtë mënyrë ai e ka “një derë” hapur kudo që shkon. Ndërsa fëmijëve të tij Petrit Malaj thotë se u ka lënë, dije, pasi pavarësisht se nuk ua trashëgoi dashurinë për artin, u kujdes që ata të shkolloheshin mirë dhe është i lumtur që investimi i tij nuk ka shkuar kot, po ashtu ai tregon se përpiqet t’u jap edhe dashurinë për të afërmit që i takojnë rrallë.

Megi Latifi: Profesor, fëmijët e tu do munden njësoj si prindërit tuaj për ju dhe ju për ta?

Petrit Malaj: Unë jam i kënaqur që investimi që kam bërë për fëmijët e mi nuk më ka shkuar kot. Shkollimi që ata morën njëri ekonomik, e tjetri juridik nuk ka shkuar kot, ata janë në punë, përpiqen, bëjnë gjithçka. Ne prindërve na takon të jemi pas tyre në kuptimin e shtytjes dhe kur kanë nevojë në një moment të caktuar për ne, por ata e kanë veten në dorë për gjithçka.

Unë zgjohem i qetë në mëngjes, ata janë bërë me fëmijë. Por çfarë ka ndodhur tjetër?! Pa dyshim që ata kanë kredi, jetojnë në një shtëpi të tyre. Kanë marrë kredi sepse babai i tyre nuk e kishte atë mundësi që t’u linte ndonjë shtëpi apo pasuri të konsiderueshme që ata ta trashëgonin më tej. Megjithatë, unë përpiqem që fëmijët e mi ti marr, se ka ardhur një moment që nuk njohin kushërinjtë e tyre. Janë larguar fare, mirëpo edhe kjo ka të bëjë me trashëgiminë. Në një dasmë që unë mund të kem në Tropojë apo në Vlorë, mundohem që njërin prej tyre ta marr me vete, që të njohë 5 njerëz.

Të fundit

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV