Valixhe me para në shtëpi dhe makinë, thriller me fatin e eurodeputetes greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë qenë të vrullshme zhvillimet mbi operacionin e autoriteteve belge “duart e pastra” që nisi të premten, për një rast korrupsioni lidhur me financimet nga Katari ndaj personave të lidhur me Parlamentin Europian.

Nënkryetarja greke Eva Kailin është figurë qendrore e këtij skandali që ka përfshirë institucionet në Bruksel.

Fati i eurodeputetes greke dhe një prej 14 nënkryetareve të Parlamentit Europian, Eva Kaili, mbetet i paqartë që prej ditës së djeshme, kur u njoftua se do të merret në pyetje. Pothuajse në të njëjtën kohë, autoritetet belge, sipas gazetës Le Soir, publikuan se u arrestuan edhe dy eurodeputetë të tjerë.

Megjithatë, një vello misteri e mbulon çështjen në lidhje me pjesën e eurodeputetes greke.

Informacionet nga autoritetet belge bëjnë me dije se pasditen e sotme do të ketë njoftime zyrtare për rastin. Informacioni është ende kontradiktor.

“Le Soir” flet thjesht për marrjen në pyetje të saj në lidhje me rastin në fjalë. Të njëjtën gjë raportojnë edhe dy korrespondentë të gazetës franceze Le Monde në Bruksel, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë që ajo të jetë nën akuzë.

“Disa persona janë ndaluar për t’u marrë në pyetje dhe mund të përballen me akuza. Mes tyre edhe Eva Kaili”, theksojnë ata.

Lexo edhe :  E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Përkundrazi, belgia “L’Echo” flet për arrestimin e eurodeputetes. Në të njëjtën gazetë thuhet se në shtëpinë e saj janë gjetur valixhe me para, ndërsa në pyetje është edhe babai i saj, pasi i është gjetur një valixhe me para CASH në makinë.

Një informacion i ngjashëm u raportua mbrëmjen e djeshme edhe nga Agjencia Franceze, e cila pretendonte se Kaili ishte arrestuar.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Lajme të tjera

Web TV