VIDEO/ Leo Messi shfryn inatin pas fitores ndaj Holandës: “Çfarë ke që shikon budalla?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina i falet portierit Emiliano Martinez dhe fluturon në gjysmëfinalet e Botërorit, pas suksesit 4-3 me penallti ndaj Holandës, në një sfidë ku 120 minutat u mbyllën në barazim 2-2.

Ndonëse nisi me një ritëm të ulët, sfida u ndëz veçanërisht në 20 minutat e fundit dhe në kohën shtesë, ku u shënuan 3 gola, u krijuan shumë raste dhe u akorduan plot 15 kartonë të verdhë, një rekord absolut për një ndeshje Botërori.

Ra në sy edhe nervozizmi i Lionel Messit, që debatoi me trajnerin holandez Van Gaal dhe më pas me arbitrin Lahoz për kartonin e verdhë, ndërsa pas ndeshjes pati edhe një shpërthim ndaj një kundërshtari.

“Çfarë ke që shikon budalla? Çfarë ke që shikon? Ik andej, budalla!”, dëgjohet të thotë Messi, teksa priste të niste intervistën me Tyc Sport, ndërsa gazetari zbuloi se reagimi ishte ndaj sulmuesit holandez Weghorst, i cili shënoi dy golat për “tulipanët”.

Më pas nuk mungoi një thumbim edhe për Van Gaal, i cili pati provokuar argjentinasin para ndeshjes.

“Van Gaal tha se Holanda e tij di të luajë futboll, por nuk e pamë këtë sonte. Kishte futur vetëm futbollistë të gjatë dhe luanin vetëm me topin lart”, tha Messi.

Të fundit

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Lajme të tjera

Web TV