Përmbytjet në vend/ Del nga shtrati lumi Ishëm, izolohen disa familje në Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shirat e dendur të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet e për pasojë lumi të dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.

Për pasojë janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore, duke izoluar disa familje në fshatin Murqinë të cila do të izolohen sa herë që ka shi pasi përmbytet rruga që lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër te vendit.

Reshjet vijojnë dhe pse intensiteti i tyre ka renë. Është hera e dytë brenda një harku kohore prej 20 ditësh që me qindra ha tokë përmbyten si pasojë e mos pastrimit të kanaleve të cilët nuk kullojnë.

Këto zona të cilat përmbyten si pasojë e neglizhencës totale të institucioneve, përmbyten edhe 6 apo 7 herë në vit dhe në disa raste banorët janë evakuuar me helikopter nga forcat RENEA.

Edhe pse asnjë metër kanal nuk është pastruar prej dekadash, asnjë masë nuk merret ndaj personave përgjegjës. Madje nuk ka patur kurrë asnjë hetim nga ana e prokurorisë për të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate.

Të fundit

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur...

“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump vijon luftën tregtare me BE

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE dhe Meksikën dhe kërcënon të vendosë tarifa prej 30% ndaj duke filluar nga 1 gushti. Njoftimi,...

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Lajme të tjera

Web TV