Nisin gjysmëfinalet e Kupës së Botës, formacionet zyrtare të sfidës Argjentinë-Kroaci

Argjentina dhe Kroacia luajnë sonte për një vend në finale të Kupës së Botës.

Albicelestet vijnë në gjysmëfinale pas fitoreve ndaj Australisë dhe Holandës në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër Kroacia eliminoi Japoninë dhe favoritin e madh Brazilin për të arritur në këtë fazë.

Lionel Scaloni ka vendosur t’i besojë Julian Alvarezit si partner i Lionel Messit në sulm. Në këtë ndeshje Argjentina luan me katër mesfushorë, pasi Leandro Paredes kthehet në formacion.

Në anën tjetër Kroacia luan me Modric, Brozovic, Kovacic në mesfushë, ndërsa Pasalic, Kramaric dhe Perisic janë në sulm.


Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Paredes, Enzo Fernández, Mac Allister; Messi, Julián Álvarez.

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Perisic.