Foto-Zbulohet “shtëpia e barit” në Britani/ Shqiptarët “fundosen” nga selfiet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bandë kriminale shqiptare, që po përdorte një shtëpi në Neath si bazë për rritjen dhe shpërndarjen e kanabisit është goditur nga policia angleze.

Katër shqiptarë u arrestuan në pronë, ndërsa një person arriti të arratisej nga një dritare në katin e sipërm.

Policia sekuestroi drogën e cila arrinte vlerën e 14 mijë paund.

Gjithashtu u sekuestruan pasaportat e gjetura në shtëpi. Oficerët gjetën gjithashtu një numër telefonash celularë, dhe megjithëse mesazhet me tekst në to ishin në gjuhën shqipe, fotografitë, selfiet dhe videot e gjetura ishin me interes.

Të arrestuarit janë Elton Musta, 29 vjeç, Ledian Xhafa, 35 vjeç, Lorenc Cobo, 37 vjeç, Renato Shyti, 23 vjeç.

Si u arrestuan:

Policia trokitin në derën e shtëpisë së barit, të cilën e hapi Elton Musta. Ndësa të rinjtë panë që ishte policia, njeri prej tyre, i identifikuar si Ledian Xhafa, ka tentuar të arratiset, por u kap shpejt nga ofierët.

Prokurori tha se policia sekuestroi nga shtëpia qese të mëdha me kanabis me vlerë 14,250 £, si dhe qese plastike bosh, 530 £ në para, pesë telefona celularë dhe një numër pasaportash në emra të shtetasve shqiptarë.

Jashtë shtëpisë ishte një makinë Vauxhall Astra, e cila ishte marrë me qira nga Xhafa dhe në automjet efektivët gjetën shishe me ushqime të lëngshme bimore dhe kontejnerë me plehra.

Musta dhe Xhafa u dërguan në stacionin e policisë qendrore të Sëansea, por gjykata dëgjoi se ishte e qartë nga shtëpia se më shumë se dy persona kishin jetuar atje, kështu që një numër oficerësh mbetën në pronë.

Më vonë atë ditë në shtëpi mbërritën Renato Shyti dhe Lorenc Cobo dhe u arrestuan. Shyti u zbulua se mbante dy celularë dhe 330 £ para cash.

Lexo edhe :  Sigurim i detyrueshëm nga tërmetet/ Qeveria do paguajë për shtresat në nevojë

Gjykata dëgjoi se të gjithë telefonat e sekuestruar u ekzaminuan dhe u zbulua se përmbanin foto dhe video të një numri të të pandehurve që pozonin me shuma parash dhe bimë kanabisi, si dhe mesazhe të shkruara në gjuhën shqipe të cilat nuk janë përkthyer në anglisht. Njëri nga telefonat përmbante edhe imazhe të faturave dhe kostove për blerjen e pajisjeve që lidhen me rritjen e kanabisit që shkonte në disa mijëra paund, megjithatë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me ato artikuj.

Pas arrestimit, rezulton se të 4 shqiptarët nuk ishin me precedentë të mëparshëm penal dhe se në Britani po qëndronin ilegalisht.

 

 

Të fundit

Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë...

Plazhet publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Ja ndryshimi

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa Leao, i cili u provua...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Lajme të tjera

Web TV