Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh se do të qëndrojë në detyrë më shumë se mandati 3-vjeçar, ku si fokus kryesor të saj do të ketë drejtësinë e re dhe veçanërisht SPAK. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama shprehet se nuk ka asnjë përplasje me ambasadoren, duke theksuar se procedura për zëvendësimin e saj nga SHBA ka nisur. Çfarë e “detyroi” ambasadoren të deklarojë se do i zgjatet edhe ca më shumë mandati?
Zgjedhja dhe emërimi i ambsadores amerikane në Shqipëri është tagër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një njoftim i Ministrisë së Jashtme Shqiptare se “kanë nisur procedurat për zëvendësimin e Yuri Kim”, trazoi jo pak në një “përplasje të botë”. Ditën e djeshme ambasadorja theu heshtjen dhe vuri theksin se “do të rrijë edhe për shumë kohë”. Kjo është një kohë e papërcaktuar por me siguri bëhet fjalë për disa muaj dhe për me tepër që Kim e kë të sigurt që do jetë këtu në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë për kreun e SPAK një emër mes tre kandidatëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Edhe pse ende nuk ka një dokument që ministria e Jashtme e disponon për tia vënë në dispozicion publikut në dukje duket një “luftë”. Ka dalë Rama vetëm disa orë më vonë që ka përforcuar atë që shkroi ministria e Jashtme në profilin e saj në Facebook. Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët lidhur me njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtme pak ditë më parë për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Ambasadores Yuri Kim. I pyetur se përse kjo ministri ka bërë një deklaratë të tillë, duke thyer etikën, Rama tha se nuk është thyer etika, ndërsa shtoi se është komentuar vetëm për ambasadoren e SHBA pasi sipas tij “me SHBA kemi një marrëdhënie të veçantë”. Rama tha se procedura për zëvendësimin e saj kanë nisur, ndërsa ditën e djeshme vetë ambasadorja konfirmoi se ajo do të qëndrojë më gjatë. “Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur Departamenti i Shtetit jo ne”, u shpreh Rama. I pyetur se pse ky njoftim është bërë vetëm për ambasadoren e Amerikës? Ai tha se: “Sepse Amerikën e kemi të veçantë nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët”. I pyetur nëse mes tyre ka një krisje të marrëdhënieve, Rama tha: “Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim me metaforë, dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor.
Sistemi i Drejtësisë
Ambsadorja e SHBA-së Yuri Kim tha se sisitemi i Drejtësisë është përmirësuar. Ajo tha se Gjykata e Lartë ka një trup të kompletuar. “Shikoni sa larg keni arritur deri tani. Në Gjykatën e Lartë ishte vetëm një gjyqtar sot kemi një trupë të plotë gjyqtarësh. Na mungojnë vetëm 3 dhe shpresoj që ata tre të gjenden shumë shpejt. Kemi edhe 2 javë që kanë mbetur 2022 dhe urojmë që në 2023 Gjykata e lartë të ketë trupë të plotësuar. Duhet të drejtësi për njerëzit. E di që populli shqiptar si populli amerikan pret me padurimin gjyakatat të plotësuara me gjyqtarë që janë të aftë që mund të japin drejtësi, jo hakmarrje por drejtësi”, tha Kim. Ajo tha sigurinë se çdo qyetar që do të përballet me gjykatën do të jetë i barabartë me këdo. “Të dinë që kur të vinë në gykatë do të jenë të barabartë para ligjit. Ata do të dinë që do të marrin drejtësi në kohë prandaj për ne ka qenë e rëndësishem që të mbështesim ekipin për uljen e çështjeve të prapambetura. Prandaj tju japin njerëzve drejtësinë që meritojnë dhe të bëjmë përparim. Kemi nevojë që të bëhet zero numri i çështjeev të prapambetura, me ndihmë kjo mund të realizohet. Vendosni përparësi për çështjet më urgjente, vazhdoni të ecni sa më shpejt të mundni, vendosni drejtësi. Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme dhe të prekshme. Kjo nuk është një kohë për tu çlodhur, ne duhet të festojmë për përparimin që kemi bërë së bashku, ka pasur gabime por kjo është në rregull, ky është një proces nejrëzor. Por , çelësi është që mbetemi të angazhuar. Partnerët tuaj europianë duan që ju të keni sukses aq sa duan partnerët tuaj amerikanë”, tha Kim. Sipas saj, ka ardhur koha që Shqipëria është gati për fazën tjetër, ndaj sipas saj nuk mund të vazhdohet kështu. “Shqipëria ka qenë anëtare e NATO që në 2009. Në korrik BE filloi negociatat për hyrjen tuaj, në këtë grupin ëndrrave, ju jeni ulur ngjitur me ne fjalë për fjalë, ngjitur me SHBA si Shqipëri në OKB ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Investimet amerikane këtu nuk kanë qenë kurrë më të larta, duhet të ketë më shumë, por duhet të ketë edhe drejtësi, biznesmenët duhet ta dinë që kur blenë prona këtu dhe të shkojnë në gjykatë që ka mos një pajtim gjykatësi të japë vendimin e drejtë dhe jo për atë që ka dhënë lek më shumë apo ka kërcënuar më fort”, tha Kim.