“Republikë bananesh”/ Berisha kërkesë Joe Biden: Ndaleni ambasadoren Kim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë mbledhjes me kryesinë e Partisë i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Joe Biden të ndalojë ambasadoren e SHBA Yuri Kim ta trajtojë Shqipërinë me nëpërkëmbje.

Berisha u shpreh se është një turp i madh që Shqipëria është kthyer në një republikë bananesh.

“Të dashur miq, kurrë ndonjëherë nuk do të mbrojmë vlerat, interesat dhe parimet, nëse nuk i themi gjerat siç janë. Kemi në një betejë të vështirë, por nuk zgjidhet kurrë duke pranuar gënjeshtrën për të vërtetë, duke pranuar nëpërkëmbjen e forcës tonë politike siç është bërë me Shqipërinë. Nuk mund të ndodhë kurrë, kjo është një republikë bananesh, është një turp dhe i bëj thirrje Biden të ndalojnë ambasadoren e tyre ta trajtojë Shqipërinë në mënyrë të tillë. Ne nuk mund të pranojmë kurrë bananizimin e këtij vendi. Sot quante historike zgjedhjen e Genti Ibrahimit, por a e dini se ONM ka qenë kundër përfshirjes së tij në sistemin e drejtësisë për shkak të karakteristikave, sepse ishte në konflikt interesat. Ibrahimi ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive. Zonja na thotë historike. Çfarë i quan shqiptaret ti zonjë? Jam i detyruar t’i them gjërat sepse kështu nuk mund të bëhet. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër përveç standardit”, tha Berisha.

Të fundit

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

Lajme të tjera

Web TV