Antoine Griezmann nuk e nënvlerson Argjentinën: “Ndaj tyre është një sfidë ndryshe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylian Mbappe apo Olivier Giroud janë lojtarët që me golat e tyre kanë udhëhequr Francën drejt finales së Kupës së Botës. Por, lideri I “heshtur” në organikën e “Gjelave” është Antoine Griezmann, me lojtarin e Atletico Madrid që sakrifikon pa fund për kombëtaren e tij ndërsa edhe në gjysmëfinalen ndaj Marokut u vlerësua si më i miri i ndeshjes.

31-vjeçari nuk i gëzohet lavdisë personale dhe ka nisur të mendojë për finalen ndaj Argjentinës, me Griezmann që shprehet se kundër Messit do të jetë një sfidë krejtësisht e ndryshme nga ato që Franca ka luajtur deri më tani.

“Më e rëndësishme se sa të theksohet ndeshja ime e mirë, është fakti që jemi në finale ndërsa duhet të fokusohemi te sfida e së dielës. Na duhet të rikuperojmë energjitë pasi kundër Argjentinës së Messit do të jetë një sfidë ndryshe. I kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet e Botërorit dhe kështu kemi vepruar edhe me Argjentinën.

E njohim Messin, por ai ka një skuadër që e ndjek dhe është e gatshme të japë jetën për të. Argjentina është një grup që funksionon shumë mirë, ashtu si edhe i yni, kanë mbështetjen e të gjithë publikut. Do të nisim menjëherë ta analizojmë kundërshtarin për të kuptuar si mund ta sulmojmë, por edhe si të mbrohemi”, u shpreh Griezmann.

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV