Në prag të përfundimit të mandatit/ Yuri Kim, mesazh për marrëdhëniet me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh në lidhje me marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri, pas dokumentarit të transmetuar mbrëmë.

Në dokumentar, ambasadorja Yuri Kim është shprehur se marrëdhëniet diplomatike kapërcejnë çdo qeveri, udhëheqës apo person.

Kim ka theksuar se lidhja SHBA-Shqipëri është aq e fortë sa nuk mund të thyhet.

“100 Vjet Bashkë: Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies. Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.

“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet”, thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.

Dokumentari i 100-vjetorit është një prodhim i përbashkët i TV Klan dhe ambasadës së SHBA. Dokumentari i plotë do të transmetohet së shpejti në TV Klan, ndaj na ndiqni në vijim për më shumë detaje”, thekson ambasada.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ministria e Jashtme deklaroi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.

Këtë gjë e konfirmoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi me gazetarët, teksa tha se nuk ka krisje me diplomaten e SHBA.

Ndërkohë, vetë Yuri Kim është shprehur se nuk do të largohet nga Shqipëria, por do të qëndrojë edhe për disa kohë më gjatë.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV