“Pashë të më vrisnin burrin dhe vajzën”/ Ukrainasja tregon si arriti të shpëtonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka pasur shumë histori brutaliteti nga forcat ruse që nga pushtimi i Ukrainës por historia e Viktoriia Kovalenko është një nga më mizoret. Mamasë 34-vjeçare i vranë të shoqin dhe vajzën 12 vjeçare ndërsa atë dhe fëmijën e vogël e futën në një bodrum të errët ku duhej të flinte në këmbë.

Ajo arriti të mbijetonte bashkë me vajzën një vjeçare dhe tashmë ndodhet në Britani. Në një intervistë për The Sun, ajo ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar. “Gjysma e zemrës sime vdiq me familjen time dhe gjysma jeton për Varvarën, kështu që do ta bëj të lumtur”.

Vështirësitë filluan kur familja e saj – ajo dhe bashkëshorti Peter, vajza e tyre 12-vjeçare Veronika dhe Varvara e vogël, e cila mbush dy vjeç muajin tjetër – u përpoqën të largoheshin nga pushtimi rus. Kur po largoheshin, ushtarët rusë hapën zjarr ndaj makinës së tyre duke lënë të vdekur partnerin e saj.

“Unë kisha Varvarën në krahë dhe Veronika ishte ulur pranë meje. Veronika hapi derën dhe filloi të dilte jashtë dhe unë e ndoqa. Nuk pashë se çfarë ndodhi, por kur dola nga makina kuptova se vajza ime ishte në rrugë dhe nuk kishte kokë.”, rrëfeu ajo më tej tmerrin që kishte përjetuar.

“Zemra ime është thyer. Njerëzit thonë se koha është një shërues, por kjo nuk është e vërtetë. Unë dua drejtësi për ta.”, tha ajo. Një ushtar rus i premtoi se do ta shpëtonte, por bashkë me vajzën e vogël në krah, e dërgoi në një bodrum ku u mbajtën në kushte çnjerëzore me rreth 300 ukrainas të tjerë.

Gjatë ditëve që pasuan, ajo pa njerëz që vdisnin rreth saj, dhe qymyri u përdor për të shkruar emrat e tyre në një mur, për t’u kopjuar më vonë në gurët e varrit. “Më mbajtën 25 ditë atje. Nuk kishte dritë, nuk kishte ajër të pastër. Njerëzit duhej të flinin në këmbë. Ushtarët na thyen telefonat.”

Lexo edhe :  Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Mes kushteve të tmerrshme, Viktoriia u përball me traumën e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj. “Nuk mund të qaja. Isha e mpirë. Edhe unë isha gati të vdisja. Varvara ishte shpëtimtarja ime. Ajo është arsyeja ime për të jetuar.” Rreth tre javë më vonë, rusët filluan tërheqjen e tyre nga veriu i Ukrainës dhe ajo ishte në gjendje të ikte.

Më pas me ndihmën e një organizate bamirësie ajo arriti që të largohej drejt Anglisë. Në javët e ardhshme ajo planifikon të bëjë një ankesë në polici për një krim lufte për atë që ka kaluar.

Të fundit

Afro 2 milionë euro! Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela ”mbushin” arkat e Dinamos

Kategoria Superiore është kthyer në një trampolinë për futbollistët shqiptarë për transferimin në klube të mëdha europiane. Së fundmi, edhe...

Situata me zjarret/ Mbrojtja: Janë evidentuar 52 vatra zjarri. Shuhen 46 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46...

Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një...

Fillon Operacioni “Frequent Wind” – Evakuimi dramatik i amerikanëve nga Saigoni

29 prill 1975 – Lufta e Vietnamit:  Më 29 prill 1975, ndërsa forcat e Vietnamit të Veriut përparonin drejt kryeqytetit Saigon të Vietnamit të Jugut,...

Shiu ‘pushton’Tiranën, qytetarët kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë (Foto)

Në mënyrë krejt të papritur, moti ka “marrë kthesë” dhe sot ka rënë shi i konsiderueshëm në vendin tonë. Në Tiranë, prej orësh po bie...

Lajme të tjera

Web TV