Shkrumbohet nga flakët makina në autostradë Thumanë – Milot

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Thumanë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Thumanë.

Siç shihet dhe nga pamjet e para, makina është djegur plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë forcat policore dhe shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.