Superliga Europiane merr goditjen e fundit, BE i jep të drejtë UEFA-s dhe FIFA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i përgjithshëm, Athanasios Rantos i ka dhënë një goditje të re të ashtuquajturave ‘klube të Superligës Evropiane’ Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, duke vendosur se është e drejta e UEFA-s të miratojë garat e reja evropiane.

Rantos ka thënë sot (e enjte) se organizatorët e Superligës Evropiane janë të lirë të ngrenë një garë të re të pavarur, megjithëse ata “nuk munden paralelisht me krijimin e një gare të tillë, të vazhdojnë të marrin pjesë në garat e futbollit të organizuara nga FIFA dhe UEFA pa autorizimin paraprak të atyre federatave”.

Siç shpjegohet nga Associated Press, ‘Avokatët e përgjithshëm në mënyrë rutinore ofrojnë udhëzime ligjore për GJND. Mendimet e tyre nuk janë të detyrueshme për gjykatën me bazë në Luksemburg, por ndiqen në shumicën e rasteve’.

Çështja u dëgjua korrikun e kaluar dhe vendimi përfundimtar pritet vitin e ardhshëm.

Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që ende mbështesin Superligën Evropiane, e cila u lansua nga 12 klube elitare evropiane në prill 2021, por dështoi brenda 48 orëve duke filluar me tërheqjen nga klubet e Premier League, e ndjekur nga Interi, Milani dhe Atletico Madridi.

Klubet e Superligës Evropiane argumentojnë se UEFA abuzon me dominimin e tregut ndërsa organi drejtues i futbollit evropian thekson se struktura e saj piramidale mbron garat dhe siguron që turnetë të jenë të hapura për të gjithë.

A22 Sports Management, kompania pas organizimit të Superligës Evropiane, emëroi një drejtor të ri, Bernd Reichart, tetorin e kaluar.

“Superliga është ende e gjallë, mund të them me siguri se shumë klube në Evropë ndajnë të njëjtin vizion si Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi dhe tani kanë mundësinë të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, deklaroi Reichart për El Larguero pas emërimit të tij dy muaj më parë.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV