Dita e finales së madhe/ Kush do ta fitojë Kupën e Botës, Argjentina apo Franca?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina apo Franca? Messi apo Mbappe? Amerika Latine apo Europa? Të gjitha dilemat do të marrin fund pasditen e sotme, me Botërorin e Katarit që do të ulë siparin e një muaji magjik, pikërisht me finale e madhe Argjentinë-Francë, e cila do të startojë në orën 16:00.

Një Botëror i pazakontë, i luajtur në një periudhë dimri, por me temperatura verore në Katar, aty ku organizimi në kufijtë e perfektes e ka bërë edhe më të bukur spektaklin e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në glob.

Megjithatë jemi në momentin e epilogut dhe bota mezi pret të mësojë “mbretëreshën” e 4-vjeçarit të ardhshëm, me Francën që do të kërkojë të ruajë fronin dhe Argjentinën që nuk ngjitet aty prej 1990-ës, kur ia dorëzoi Gjermanisë.

Të dy skuadrat kanë bërë një rrugëtim të vështirë e të komplikuar, por ia kanë dalë në vijnë në finalen e madhe me meritë dhe tani janë gati për sforcimin e fundit, në mënyrë që të shkruajnë emrin në histori.

Ky është padyshim Botërori i fundit për Lionel Messin, një yll futbolli që ka fituar thuajse gjithçka, por i mungon një Kupë Bote dhe natyrisht një sukses në Katar do t’ia kompletonte një karrierë të shkëlqyer.

Në Argjentinë besojnë të gjithë që ky është viti i duhur, pas finales së humbur në 2014-ën dhe të besuarit e Scalonit janë të gjithë të grumbulluar rreth Messit, duke pritur që magjitë e tij t’i ngjitin në majën e botës.

Nga ana tjetër Franca vjen me stofin e kampiones në fuqi dhe do të provojë të ruajë fronin, falë edhe formës fantastike të Kylian Mbappe e Antoinne Griezmann, që këtë Botëror kanë shkëlqyer, por mbi të gjitha falë pjekurisë së një skuadre që është gjithmonë në lojë dhe pret momentin e duhur për të rrëzuar kundërshtarin.

Lexo edhe :  Real Madrid, mediat zbulojnë momentin kur Ancelotti "preu në besë" presidentin Perez

Të dy skuadrat e kanë fituar nga 2 herë Kupën e Botës dhe mbrëmjen e sotme njëra prej tyre do të ngjitet në kuotën e tre trofeve. Kush do të jetë ajo…

Të fundit

Beteja mes kandidatëve të PS, mesazh komisionerëve: Mos bini pre e presionit!

Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet...

Tragjedi në Gramsh! Dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një...

Tjetër hetim për Gjin Gjonin e PD-së, qytetari: Më erdhi në shtëpi për votën

Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Një qytetar e...

Berisha gënjeu! Kreu i PD tentoi dy herë të merrte vizën, DASH vetëm injorim

Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve...

Rusia i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet: Nuk na trembni dot

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi paralajmërimeve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Mertz nga Kievi, të cilët kërcënuan...

Lajme të tjera

Web TV