Incidenti në Gramsh, reagon Rusia: Ekstradoni Svetlana Timofoeva, vodhi sekretet tona!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Ruse po tenton me çdo kusht të shpëtojë nga dënimi në Shqipëri, Svetlana Timofoeva një prej tre rusëve të arrestuar në mesin e shtatorit nën dyshimin se kishin ardhur me mision spiunazhi.

Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov pasi u futën në perimetrin e ish-uzinës ushtarake në Çekin të Gramshit, hodhën spray me lëndë djegëse për sytë, tek ushtarët që ruanin objektin.

Po në të njëjtën ditë në 20 shtator 2022, ata do të arrestoheshin dhe ndaj tyre prokurori Kreshnik Ajazi ngriti akuzat për veprat penale, “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se Rusia zyrtarisht i kërkon Shqipërisë ekstradimin e 33-vjeçares Timofoeva, e cila deri më tani përballë grupit hetimor ka thënë se ajo është thjesht një blogere.
Javën e shkuar, Ministrisë së Drejtësisë i ka mbërritur kërkesa ekstradimit, kaluar më pas për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.

Në kërkesën e ekstradimit parë nga Top Channel, thuhet se Svetlana Timofoeva në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore, nga një institucion rus, për të cilin nuk jepen detaje të tjera.

Megjithëse në kërkesë, specifikohet se kjo vepër penale është kryer në vitin 2018, urdhër arresti është lëshuar vetëm disa ditë pas arrestimin në Shqipëri të Svetlana Timofoeva, bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov.

Një burim afër hetimeve të kësaj ngjarje pohoi për Top Channel se kjo kërkesë e Rusisë për ekstradimin e Svetlana Timofoeva tregon rëndësinë që ajo ka tek ata të cilët e dërguan me mision spiunazhi në Shqipëri.

“Ky zhvillim e rëndon pozitën e saj, pasi indirekt vërteton ardhjen e saj me një mision të mirë-organizuar ndoshta nga shërbimi sekret ushtarak rus GRU”, deklaroi i njëjti burim.

Lexo edhe :  Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq

Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët e ardhshme Gjykata e Elbasanit. Të tre të arrestuarit e kësaj ngjarje vijojnë të jenë në burg me masën, e dhënë nga gjykata e Elbasanit arrest me burg lënë në fuqi edhe nga Apeli Durrësit me 20 Shtator.

Svetlana Timofoeva, mbahet në burgun e grave të Tiranë por për një periudhë tre mujore ajo ka qëndruar në spitalin e burgut, nga ku kohën e ka shfrytëzuar të mësoje edhe shqip. Hetimet për këtë incident të rëndë, vlerësuar si sulmi i parë i Rusisë në një vend të NATO-s, vijojnë./ Top Channel

Të fundit

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të rëndësishme shpirtërore në Shqipëri. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV