Përleshja e vajzave në “Përputhen”, AMA dhe shoqëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Marjola Bejkollari

Lajm i ditës, në “Përputhen” u rrahën vajzat! “Përputhen”, është një program televiziv që dhe pa e ndjekur nuk i shpeton dot episodeve tek-tuk të shkëputura si pasojë e marketingut të skajshëm në mediat sociale. Një program të tillë televiziv edhe personazhet e Shekspirit, Romeo e Zhuljeta do t’ia kishin zili shikueshmërinë. Ky model, por edhe të tjerë syresh të ngjashëm të japin perceptimin se janë të ideuara të përcjellin mesazhe dashurie. Por përcjellin vërtetë mesazhe dashurie, a janë vërtet të tilla? A është ky qëllimi i këtyre shfaqjeve në ekrane? Sigurisht ne investojmë dhe shpenzojmë kohë përpara ekranit për shfaqje të tilla. Por a ja vërtetë të shpenzosh sado pak nga kohë nga jeta jote me transmetime të tilla? A janë modele për t’i pëlqyer, ndjekur, e që përcjellin vlera? Përveç kirurgjisë plastike të cilën e marketojnë, çfarë transmetojnë tek shoqëria shqiptare? Po. Transmetohet dhe marketohet dhuna fizike e verbale nga vajzat, personazhet e këtij të ashtuquajtuari spektakël. “Kurioze” po ndiqja këtë situatë “dramatike” ku vajzat model “telenovelash” që bërtasin, fyejnë njëra- tjetrën duke vijuar me shuplaka. Nuk do shumë mend se kushdo që shikon këtë mizeri skenike, përfshihet dhe transmeton energji negative. E duke bërë analizën e këtij brezi rinie, që shesin luksin dhe shfrenimin drejt marrëzisë, por aspak thjeshtësinë dhe natyralitetin njerëzor, të vjen instiktivisht një pyetje: Po ku është fshehur ajo rini që ka çfarë të japë dhe të frymezojë pjesën tjetër të gjeneratës së saj? Mungojnë modelet, mungon frymëzimi shekspirian i dashurisë, frymëzimi hygoist i dhimbshurisë?  Nuk ka vërtetë frymëzim, apo modelet tipi Kardashian dhe luksi i Tik- Tok- ut i ka transformuar neuronet kësaj rinie, e ka bërë sipërfaqësore? Sa promovohen modelet qe paraqesin vlera apo perpiqen te ngrihen profesionalisht me mundin e tyre? Është kjo shoqëri që i ka shtypur, apo tranzicioni 32 vjeçar që nga një anë e do Shqipërinë si Europa dhe nga ana tjeter e kthen në primitivizëm, ka çoroditur një brez që mendon se çka fluturon hahet!

 

Këto mendime dhe shumë të tjera më tirren skutave të mendjes time, me dhimbjen tek shoh këtë brez rinie në humbje. Që një fenomem të mos ndodhë, merren masa te modelet që duhet të ushqejnë shoqërinë. Sociologet dhe psikologet në Shqiperi nuk do te shpiknin “rrotën”, pasi ajo është shpikur të tjerët mijëra vite të shkuara, por ama zërin mund dhe duhet ta ngrenë, për greminën drejt së cilës po shkon shoqëria jonë. Ku janë ata? A reagojne ndaj këtyre fenomeneve? Ç’nisma shoqërore marrin? Përse nuk venë kujën për emisione që e nxjerrin njeriun jashtë binarëve, jashtë formatit natyral, te bukur dhe e shndërrojnë në qënie laboratorike, apo një kafshë shtëpiake. Ky është emancipimi që marketojnë në rrjetet sociale nga këto produksione? Ja pra, lajmi i keq shet. Nisma SKA MA TURP, si një revoltë për papranueshmërinë mbi këto modele vulgare e aspak me vlera reagoi ndaj ketyre fenomeneve. E si u trajtua reagimi i shumë njerëzve që i kundërshtojnë këto emisione?

Lexo edhe :  Fajet i ka politika dhe jo populli!

 

Të gjithë pyesin: Pse ikin Shqiptarët?

E unë në këtë moment reflektimi, pervec modeleve aspak inkurajuese të suksesit, do t’u tregoja këtë episod të shëmtuar të marketuar nga media. Kush nga ne do te donte të rriste fëmijët është shoqëri qe percjell dhune e modele artificiale ku vlerat i lënë vendin vulgaritetit! Cili nga prindërit, nuk do të shqetësohej për ambientin që do rrethonte fëmijen e tij? E si arsye madhore unë pranoj të rifilloj jetën në një kontinent tjetër mes shumë sakrificash, duke djegur si një një letër, një investim prej vitesh të tëra, vetëm që im bir të shohë të ardhmen tek frymëzimet dhe dashuria e vërtetë për njeriun natyral.

 

Por kush fiton pas gjithë kësaj?

Këta “yje”, e ardhmja do t’i bëjë nëna dhe ndoshta  edukatore, mësuese, kujdestare për kategori të miturish, të moshuar, personel spitalor e institucione.

Ky do jetë formati i tyre i sjelljes, këtë model do përcjellin?!

Më në fund të të premeten me 16 dhjetor reagoi edhe AMA, autoriteti i Mediave Audiovizive. Por sipas mendimit tim mendimi qe i vonuar, si shkak i reagimit të opionionit publik. Por ky institucion që në momentet e para duhej të kishte marrë hapa të ashpër ligjorë e ndëshkime si parapritë e formateve të ardhshme që mund të na zenë sytë në ekranet e shtëpive.  Hapa të tillë duhen ndërmarrë sot që nesër të mos jetë vonë. Çfarë mbjell sot, sigurisht do ta korrësh mot!

Të fundit

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47...

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë. I pari...

“Berisha babai im shpirtëror”, thirrja e Dash Sulës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen

Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio...

A mund të bëhet Euro një monedhë globale?/ Me rënien e Dollarit, europianët kanë mundësi

Me rënien e Dollarit, europianët kanë një mundësi, shkruan The Economist Monedha e parë rezervë e Europës ishte tetradrahmi, mbi të cilën ishte gdhendur një...

Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina...

Lajme të tjera

Web TV