Lufta në Ukrainë, Putini: Situata në zonat e aneksuara është jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se situata në zonat e aneksuara është jashtëzakonisht e vështirë.

Mediat e huaja shkruajnë se Putini ka urdhëruar gjithashtu shërbimet e sigurisë që të rrisin mbikëqyrjen e shoqërisë ruse dhe kufijve të vendit për të kundërshtuar atë që ai e konsideron si ‘shfaqjen e kërcënimeve të reja”.

“Situata në Republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia është jashtëzakonisht e vështirë” , ka thënë Putin.