Putin e shtyu 3 herë vendimin për të nisur sulmet në Ukrainë, vendoset data e pushtimit

Forcat ruse pushtuan territorin ukrainas me 24 shkurt të këtij viti. Por mendohet se për të arritur në këtë datë vetë presidenti i federatës Ruse Vladimir Putin e ka shtyre datën plot tre here pasi ai nuk ishte i bindur plotësisht nëse vendi i tij është gati për një sulm pushtues në Ukrainë. Presidenti rus ishte në komunikim të vazhdueshëm më Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosur ruse Valery Gerasimov si dhe me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu për të marrë vendimin e luftës. Siç duket kanë qenë oficerët e  FSB-së që kanë vulosur fatin e luftës. Këtë fakt e ka pohuar edhe Zëvendës Shefi i  Shërbimit Informati të Mbrojtjes  të Ukrainës Vadym Skibitsky i cili  theksoi: “Oficerët e FSB-së ishin mesë të bindur që Rusia ishte mjaftueshëm gati për pushtim. Ata investuan burime të mëdha dhe e shtynë Gerasimovin të sulmonte”. Por furnizimet si ushqime karburant apo dhe municione që garantoi Rusia ishin të mjaftueshme vetëm për tre ditë. Qëllimi i Rusisë ishte të merrte Kievin por ajo nuk arriti as të merrte Kievin dhe as qytetet e tjera si Kharkiv, Sumy, apo Chernihiv. Edhe pse presidenti rus ishte aq i bindur për pushtimin e tij saqë  ai kishte urdhëruar ushtarët së bashku me komandantët që të marrin Kievin brenda 13 orëve. Madje lideri rus  kishte filluar dhe përgatitjet për festën e fitores dhe kishte lëshuar uniforma të paradës së fitores. Ai mendonte se trupat e tij do të ishin në gjendje të kalonin në të gjithë Ukrainën pa pasur ndonjë rezistencë serioze nga forcat ukrainase. Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Vladimir Putinit iu prishën planet.