Dokumentet sekrete/ Si funksiononte rrjeti i llogarive bankare të regjimit komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik KUÇAJ

Edhe pse regjimi komunist kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete europiane, sërish ekonomia do të mbetej një pikë lidhëse. Pavarësisht se nuk kishte vizita zyrtarësh dhe shkëmbime diplomatike, gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar, Shqipëria arkëtonte një serë parash nga vendet europiane dhe ato amerikane. Për të tërhequr valutën e huaj nga këto vende, strukturat financiare shqiptare kishin ngritur një rrjet të tërë llogarish bankare në këto vende.

Një letërkëmbim sekret mes ministrisë së Financave, Bankës së Shtetit, Ministrisë së Tregtisë dhe Ministrisë së Jashtme jep detaje të mënyrës së si funksiononte ky rrjet llogarish bankare që përdorej për tërheqjen e valutës së huaj.

Në letërkëmbimet e marsit të vitit 1976, del në pah se Banka e Shtetit kishte llogari bankare në 12 banka amerikane, edhe pse zyrtarisht dhe politikisht e konsideronte si një shtet armik. Në total, numri i llogarive bankare në monedha të ndryshme arrinte në në shumë se 50 të tilla. Këto llogari përdoreshin për 3 arsye kryesore; për tërheqjen e dërgesave të emigrantëve, për lëvizjet e tregtisë së jashtme dhe për të ardhurat që siguroheshin nga “Shoqëria Komisionare” që administronte trashëgimitë e shqiptarëve jashtë vendit. Ajo që rezulton nga ky letërkëmbim sekret është se Shqipëria kishte marrëdhëniet tregtare direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitete ’70 dhe tregtonte atje sherebelë dhe ekstrakt tanini. Nga kjo tregti arkëtonte sasi të konsiderueshme dollarësh. Valuta e huaj që arkëtohej përmes këtij rrjeti llogarisht bankare ishte rreth 10 milionë dollarë në vit.

 “Prej krijimit të saj, Banka e Shtetit vazhdon të mbajë llogari korrente në dollarë në 12 banka amerikane. Nëpërmjet këtyre llogarive kryhen këto veprime kryesore:

1) Dërgesat që bëjnë emigrantët ekonomike nga SHBA për familjet e tyre dhe të afërmit që kanë në vendin tonë, të cilat arrijnë rreth 2 milionë dollarë në vit. Këto veprime bëhen pjesërisht me anën e urdhërpagesave të drejtëpërdrejta që bankat amerikane i dërgojnë bankës sonë për persona me adresa të caktyara dhe pjesërisht me anën e çeqeve që vetë emigrantët u dërgojnë familjeve dhe të afërmve të tyre. Çeqet merren nga Banka e Shtetit dhe dërgohen për arkëtim kryesisht tek një bankë amerikane, e cila i arkëton të hollat nga bankat e tjera amerikane mbi të cilat janë lëshuar çeqet për pagim.

2)Të ardhurat nga trashëgimitë që realizon Shoqëria Komisionare të cilat arrijnë arrijnë rreth 350 mijë dollarë në vit. Edhe këto të ardhura realizohen si dërgesat e emigracionit ose me anën e urdhër pagesave të drejtëpërdrejta ose me çeqe, ashtu siç u vjen më mbarë për t’i kryer veprimet në bankat amerikane, firmat avokatore amerikane të cilat janë janë korrespondente të Shoqërisë Komisionare dhe që shpërblehen në bazë të shumave të realizuara. Me këto firma avokatore që Shoqëria Komisionare ka në SHBA zhvillon korrespondencën e nevojshme për plotësimin e dokumenteve që duhen për realizimin e trashëgimive.

3)Të ardhurat dhe pagesat nga veprimet e import/eksportit në dollarë, që bëjnë ndërmarrjet e tregtisë së jashtme me firma që veprojnë në Japoni, Libi, Liban, Maltë, Finlandë, Danimarkë etj. ku banka e shtetit nuk ka llogari korrente në divizë të lirë në bankat e këtyre vendeve, as në dollarë dhe as në monedhat e tyre kombëtare si dhe të ardhurat nga eksportet tona të bëhen drejtëpërdrejrë në firma amerikane, siç është sherebela dhe ekstrakt tanini. Shumë e eksport importit në vendet e sipërme në vitin 1975 ariti në rreth 5.5 milionë dollrë.

Të ardhurat e agjencisë detare Durrës nga dërgesat që iu bëjnë asaj shoqëri të ndryshme për shërbimet që u bën ajo vaporeve të tyre që vijnë në portin e Durrësit si dhe pagesat në dollarë që kryhen Flota jonë tregtare të cilat gjatë vitit 1975 (për dy ndërmarrjet) arritën në 1,5 milionë dollarë”.

Veç bankave amerikane, shteti shqiptar kishte llogari bankare në Francë, Itali, Zvicër, Holandë, Suedi, Belgjikë, Angli, Gjermani e Kanada. Po ashtu, shteti shqiptar kishte edhe 18 llogari bankare që i përdorte si depozita me afat ku mbaheshin mbi 85 % e fondeve në divizë të lirë të cilat ishin në banka të mëdha në Francë, Zvicër, Itali, Austri dhe Belgjikë.

Lexo edhe :  Dy bonuse për pensionistët, sa do të përfitojnë këtë muaj

Për të siguruar valutën e huaj, shteti shqiptar kishte krijuar disa mekanizma financiarë, mes të cilave edhe një rrjet dyqanesh speciale dhe një shoqëri që merrej me administrimin e pasurive që  shqiptarët kishin si trashëgimi jashtë vendit. Këto mekanizma unikë financiarë u mbyllën me rënien e regjimit komunist që solli hapjen e vendit dhe a plikimin e ekonomisë së tregut.

Të fundit

Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini!

Nga Frrok Çupi Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët...

Roza në pritje të ëmbël? Ish-banorja e Big Brother VIP publikon foton që ngre dyshime

Moderatorja e njohur Roza Lati, që pas pohimit të romancës me ish-banorin e “Big Brother”, Xhonatan Islamin, shpesh na ndan copëza nga rutina dhe romanca e tyre. Postimi që bëri...

Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve

Mesditën e kësaj të premteje është regjistruar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Makinat kanë mbetur të bllokuara në hyrje të Elbasanit, në zonën e...

Përse Shqipëria nuk ndikohet nga tërmetet e Santorinit? Ekspertët japin shpjegime

Tërmetet që prej më shumë se një jave po godasin Santorinin në Greqi nuk kanë ndikim të drejtpërdrejt në territorin shqiptar. Shpjegimi vjen nga...

Virozat e stinës, mjeku Llajo: Janë 8 tipe gripi në qarkullim

Mjeku Vasil Llajo, duke folur për situatën virale, tha se në qarkullim janë 8 tipe të gripit. Ai tha se vaksina antigrip është e...

Lajme të tjera

Web TV