“S’kam bërë celebrim, por nuk kam qëndruar pa partner”, Çupi: Nuk duhet të rrimë vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Alma Çupi ka folur në lidhje me temën nëse mund të jesh beqar dhe i lumtur:

“Beqaria dhe martesa janë zgjedhje që mund t’i bëjë njeriu. Lumturia e njeriut nuk përcaktohet nga martesa dhe as nga beqaria, lumturia është brenda secilit nga ne, njeriu zgjedh të jetë i lumtur apo i mërzitur.  Problemi është se njerëzit nuk duan më të martohen sepse martesa ka detyrime, martesa nuk është më jetë më vete dhe ritmi i jetës sot po çon në shtyrjen sa më vonë të martesës. Sot  njerëzit vrapojnë për të punuar, për të krijuar të ardhura. Jeta është bërë me një ritëm të frikshëm. Njerëzit nuk kanë kohë jo vetëm të martohen, pro as të hanë bukë, as të merren me veten. Ky vrull i bën njerëzit të përpiqen të koncentrohen te vetja. Si mund të bësh ti një martesë të lumtur pa ditur se kush je”,  u përgjigj Alma Çupi kur u pyet se si e konsideron ajo beqarinë. Ndërsa më pas ka shtuar se ajo vetë nuk ka ndejtur kurrë vetëm pasi sipas saj njerëzit nuk duhet të qëndrojnë të vetmuar.

“Unë gjithmonë kam nevojë për partner dhe nuk kam ndejtur ndonjëherë pa partner, pavarësisht se mund të mos kem bërë celebrim. Sepse nuk mund të konceptohet njeriu të rri vetëm si kukudh. Është normale të kesh një partner”.

“Martesa është një kontratë, martesa nuk të  garanton  asgjë.  Për mua martesa nuk të jep asgjë. Marrëdhënia në çift duhet se s’bënë. Burrë-grua, burrë-burrë, grua-grua, nuk i paragjykoj fare, por është mirë që njerëzit të jetojnë bashkë, nuk është mirë që njerëzit të jetojnë vetëm”

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV