Elsa riktheu këngën në Festival, revoltohet kompozitor: Mos ma bëni pis këngën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e tretë e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar, ku këngëtarët konkurentë kënduan me një artist shoqërues. Të njëjtën gjë bëri edhe këngëtarja e njohur, Elsa Lila, e cila riktheu këngën e saj “Pyes lotin”, këtë herë në bashkëpunim me reperin Capital T

Ndonëse kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku dhe mori pafund duartrokitje, duket se kompozitori i saj, Valentin Veizi ka reaguar i indinjuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”. Ndër të tjera, Veizi ka bërë thirrje që të mos ja bëjnë pis këngën.

Postimi i plotë:

MOS MA BENI PIS KENGEN!

Sot kam marre shume mesazhe e telefonata nga shoke e miq, dashamires e simpatizante te muzikes sime te indinjuar ne lidhje te nje varianti te kenges “Pyes Lotin” qe eshte kenduar nga Elsa Lila edhe Capital T ne naten e trete Festivali 61 i RTSHse, duke qene se skam patur mundesi te ndjek festivalin e kerkoj edhe e degjoj ne YouTube kengen, me ben pershtypje (indinjuan) dy gjera: e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bej “pis” kengen time, mire qe nuk kane aftesine profesionale per te “rifreskuar” apo te sjellin ndryshe nje kenge, por keta nuk kane as edukaten edhe as respektin te pakten te kontaktojne per te marre lejen e autorit.

Se dyti: Ti (kushdo) mund te rikendosh nje kenge, por nuk ke asnje te drejte te ndryshosh e te denigrosh kengen pa lejen e autorit, (kompozitorit). Me lini tja u them troc edhe njehere Liles edhe Capitalit, modeli i kenges qe ju sollet eshte modeli se si mund te denigrosh, shperfytyrosh nje kenge aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi kete variant te shemtuar!/abcnews.al

Të fundit

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Lajme të tjera

Web TV