“Fshatarët paguajnë taksë varrezash”/ Sula-deputetëve: Krimbi do ju hajë juve të parët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur te akti normativ për buxhetin e vitit 2022, pohoi se paratë që qeveria jep për tërmetin, është për qëllime elektorale. Sula tha se për bujqit dhe fermerët ka kritere përjashtuese për subvencione.

“A ka logjike, 120 mln euro për fondin e rindërtimit? Pas tre viteve, jepni ende para për tërmetin. Paratë që jepni për tërmetin është për qëllime elektorale. Vetëm 28 mln euro për bujqësinë, Maqedonia e Veriut jep 150 mln euro.

Ureja ruse, 100 mijë lekë. Dapi për ullirin 100 mijë lekë. A i del fshatarit të gjitha këto shpenzime? Ju i jepni sa për të lagur buzën. A e dini se duhet të kesh katër dynym e sipër për të marrë subvencione? Ata nuk marrin dot më naftë. Në blegtori duhet të kesh minimumi 10 krerë lopë dhe se kanë mundësi që të kenë të gjithë nga kaq lopë, pasi nuk marrin dot subvencione. Ju keni zgjedhur një numër të caktuar se aty nuk do kenë mundësi ata se nuk i subvencioni dot. A e dini se për të pasur duhet të kesh 50 koshere bletësh se me 49 nuk merr dot subvencion. Fshatarët paguajnë dhe taksë varrezash, po i rripini. Kur të vemë atje poshtë, krimbi do ju hajë të parët juve, se jeni të dhjamosur”, tha Sula.

 

Të fundit

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh!

Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative...

Krrak

Nga Edison Ypi Një hedhje guri nga Tirana, te hapësira Shëngjin-Velipojë, ndodhet Krraku panoramik, estetik, psiqik, psikologjik, klimatik, gjeografik, më mahnitës nën Diellin. Vendi më...

Valët e nxehtësisë ndikojnë fuqishëm në përhapjen e parazitëve

Valët e të nxehtit janë ekstreme klimatike që bëjnë bujë në media për shkak të sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme që shkaktojnë tek më të prekshmit....

Mosmarrëveshje financiare, Fifi dhe Egli Tako prishin miqësinë e tyre

Së fundmi një prishje miqësie ka ndodhur mes dy personazheve të showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për Egli Takon dhe Fifin, të cilat së fundmi...

Tragjedi në Las Vegas: Vritet një person gjatë transmetimit live në YouTube

Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën turistike të Las Vegasit, pranë shatërvanëve të famshëm të Bellagio-s....

Lajme të tjera

Web TV