Jorida Tabaku: Inflacioni socialist po prek të gjitha shtresat e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalimingjatë seancës parlamentare, deputetja Jorida Tabaku është shprehur se qeverisa shqiptare është e paaftë të menaxhojë buxhetet dhe punon vetëm një muaj në fundvit. Madje ajo inflacionin e quan inflacion socialist dhe jo inflacionin e luftës.

Jorida Tabaku: Ndodhemi në ditët e fundit të 2022 dhe qeverisa shqiptare nuk ka shfrytëzuar 40% të të ardhurave, qeveria shqiptare është e paaftë që të menaxhojë një buxhet dhe punon vetëm një muaj në fundvit nga 12 muaj që ka viti, mbledh të ardhura vetëm një muaj në fundvit e krenohet se ka mbledhur më shumë të ardhura mbi 500 milion Euro e krenohet se është një shtet i madh, shtet i madh nënkupton qytetarë të varfër, nënkupton buxhet familjar të varfër dhe unë nuk besoj se duhet të ketë krenari sot këtu kur i drejtohemi familjeve shqiptare që taksat e tyre po i shpenzojmë në këtë mënyrë.

Ky sistem ka mundësuar sot që inflacioni socialist, po është inflacion socialist, jo i luftës të prekë të gjitha shtresat e qytetarëve që ndjehen të pambrojtur, por veçanërisht prek shtresat e mesme, atë shtresë që është dhe duhet të ishte bërthama e një shoqërie në zhvillim.

Atë shtresë që ka fuqinë e forcën që të ndryshojë jo vetëm jetën ekonomike, por edhe drejtimin politik të një vendi. Atë shtresë që nuk e miklon dot as me një thes miell as me koncesion, as me tendera, as me kulla  as me llaç. Familjet e kësaj shtrese nëpërkëmben më shumë sesa kushdo, sot janë ato që po largohen masivisht nga Shqipëria. Rritja e kësteve të kredisë që është një realitet i ri që PD-ja ka muaj që e paralajmëron, nuk merret parasysh nga asnjë nga politikat, as të Bankës së Shqipërisë, por nuk shihet as nga qeveria shqiptare. 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV