Tregoi në SPAK vrasjen e 3 personave/ Reçi ftohet për të dëshmuar përballë 6 të fortëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Luftar Reçi, një nga bashkëpuntorët e prokurorisë së Posaçme SPAK, pritet të dalë para gjykatës, të mërkurën në 28 dhjetor, për të dëshmuar në procesin gjyqësor, kundër të pandehurve Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi.

Reçi, është dëshmitari kryesor i prokurorisë që flet për vrasjen e Klodian Saliut në Durrës, Vajdin Lames dhe Artan Arsit, të ndodhur thuajse në një ditë në muajin shkurt 2005.

Thirja e dëshmitarit, njëherësh dhe bashkë të pandehurit Rreçi në këtë proces, ka ardhur menjëherë sapo gjykata pranoi kërkesat e avokatëve mbrojtës, të cilët dorëzuan 7 procesverbale pyetjesh që Reçi ka dhënë disa kohë më parë, përballë njerëzve të Drejtësisë.

Të 7 të pandehurit, po përballen me akuzat e rënda të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Dëshmitari Reçi, ka treguar në prokurori dinamikën, se si ka ndodhur krimi i rëndë, me tre viktima.

Ndërsa tashmë në 28 Dhjetor, treshja gjykuese Etleva Deda, Flora Haredinaj dhe Irena Gjoka, kanë ftuar dëshmitarin e akuzës, për tu paraqitur në ambjentet e gjykatës në orën 15:00, për të dëshmuar lidhur me atë çfarë di në lidhje me 3 vrasjet e ndodhura në muajin shkurt 2005.

Të fundit

Ne dhe Sali Kulla

Edison Ypi Ne që Sali Kullën e votuam, e mbrojtëm, e ndihmuam, e duartrokitëm, e ndoqëm në çdo miting, ne...

Të mbështesim prodhimin vendas/ Produktet ‘Made in Albania’ në çdo treg europian!

Produktet “Made in Albania” sot gjenden në çdo treg europian, një arritje që vjen falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur...

Nisin emocionet e ‘Giro d’Italia’, të mërkurën prezantohen ekipet në sheshin ‘Skënderbej’

“Giro d'Italia 2025”, gara e famshme e çiklizmit do të nisë më 9 maj në Shqipëri, ku do të zhvillohen tre etapat e para...

Protesta e Hotolishtit/ Banorët sjellin me vete një arkivol: Ose ne, ose ju!

Banorët e fshatit Hotolisht dolën sot në një protestë për të kundërshtuar projektin e zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, i...

“Vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”/ Rama mesazh mbështetësve

Kryesocialisti Edi Rama vuri në dukje rëndësinë e javës së fundit të fushatës elektorale dhe ditës së votimit më 11 maj, për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV