Aksidentoi për vdekje të miturin në Llogara, ish-kryebashkiaku del sot para Gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë pasi aksidentoi për vdekje një të mitur.

Pas qëndrimit në spital si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, mësohet se Bollano është marrë me pranga në duar dhe është dërguar në gjykatë.

 

Kujtojmë se 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë më 21 dhjetor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Të fundit

Bota e tenisit në zi, një shofere e dehur përplas për vdekje sportistin e ri amerikan

Bota e tenisit është në zi këtë të martë. Arsyeja është vdekja e një prej talenteve të rinj më...

Edhe sot asnjë votë nga diaspora, vijojnë problemet në Greqi! Sot afati i fundit për…

Edhe këtë të martë asnjë zarf me votat e emigrantëve nuk ka mbërritur në Shqipëri. Një ditë më parë, kompania postare DHL u arsyetua...

Foto/ Rama: Aeroporti i Tiranës do ketë shesh këmbësoresh dhe parkim të ri nëntokësor

Aeroporti i Tiranës do të ketë një veshje të re, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamjet në rrjetet sociale. Rama shprehet...

Publikoi fletën e votimit që i shkoi me postë në Tik Tok, e pëson shqiptari në Gjermani

Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe...

Simbolika e numrave: sinjalet sekrete që universi na dërgon!

A e keni parë apo të diskutuar kur ora tregon 11:11, apo keni marrë një faturë me shumë prej 2.22 euro? Episode të tilla,...

Lajme të tjera

Web TV