Rilindje pas pasojave të tërmetit!/ Rama publikon fotot nga Thumana e rindërtuar

Tërmeti i vitit 2019 i cili la gjurmë në shumë çka, dha mundësinë të evidentojmë “rilindjen” e shumë vendeve që patën dëme të mëdha materiale.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Thumana, tashmë e rilindur prej rrënojave të tërmetit.

Kreu i qeverisë shkruan se po “rritet” qendra e re komunitare e cila do jetë e pajisur me hapësirë për bibliotekë, aktivitete kulturore e artistike, trajnime, shërbime publike e postare.

“MIRËMËNGJES dhe nga Thumana e rilindur, ku mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.