Tensionet në Mitrovicë/ Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, ne do t’i heqim barrikadat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është rënduar.

Andaj ai tha se po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vet.

“Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë. Por pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media në Mitrovicë, duke thënë se kushtet e serbëve, të paraqitura për largimin e barrikadave, janë për të arritur qëllime politike.

Lexo edhe :  Liderët e Serbisë e kritikojnë dënimin e Dodikut, e quajnë sulm ndaj serbëve

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media në Mitrovicë, duke thënë se kushtet e serbëve, të paraqitura për largimin e barrikadave, janë për të arritur qëllime politike.

Kosova ka thënë se nuk ka lista me emra të personave që dëshiron të arrestojë dhe po ashtu ka mohuar se në veri janë dërguar njësitë speciale të Policisë.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Të fundit

Sipas hulumtimit të Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në...

Zelensky shkon në SHBA, Trump: Ukraina mund ta harrojë futjen në NATO

Pak orë para se Volodymyr Zelensky të hyjë në zyrën e tij për të nënshkruar një marrëveshje të madhe për tokat e rralla me...

DETAJE/ 30-vjeçarja e huaj u gjet e vdekur në Tiranë, arratiset bashkëshorti

Policia e Tiranës po e heton si vrasje ngjarjen e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka”, ku mesditën e sotme u gjet e pajetë një...

Vrasja në Shkodër, viktimë një 20-vjeçar. Policia: U qëllua me armë zjarri (EMRI)

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin Preka, 20 vjeç. Ndërsa autori...

‘U gënjyet sy për sy!/ Balla-Berishës: S’kishte faj ai që bënte 7×7, e paska nga babai!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të...

Lajme të tjera

Web TV