Tensione në Komisionin e Ligjeve, përplasje dhe ofendime mes deputetëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht rikthimit në normalitet të jetës parlamentare, në Komisionin e Ligjeve ka patur tensione.

Deputeti socialist Tonin Gogu ka përmendur aksionin opozitar, gjë që ka acaruar një pjesë të deputetëve. Asllan Dogjani ishte ai që përplasi dorën në tavolinë dhe e cilësoi Gogun ‘dele’ të Edi Ramës dhe i kërkoi të mos merrej me punët e brendshme të opozitës.

Gogu tha se nuk po fyen njeri, ndërsa shtoi se po flet në hapësirën e tij të rregullores për të diskutuar.

Pjesë nga debati:

Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.

Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!

Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne.

Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë./O.S

Të fundit

Granit Xhaka “tradhton” Milanin, po transferohet te një tjetër ekip italian

Granit Xhaka është drejt kalimit në Serie A, por jo te Milani. Gjatë disa javëve të fundit ka pasur...

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një takim me drejtues vendorë dhe...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë detyruar autoritetet që përkohësisht ta...

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra...

Lajme të tjera

Web TV