E FUNDIT/ Makina bie në kanal, humb jetën një person në Gramsh

Një aksident i ndodhur në fshatin Mashan në Gramsh ka rezultuar me humbjen e jetës së një 65-vjeçari, drejtuesi i mjetit “Ford Focus”.

Raportohet se viktima është shtetasi Hekuran Perfundin, ndërsa në mjet ka pasur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Personat e plagosur raportohet se janë mbesa dhe nipi i viktimës, të dy të mitur, përkatësisht Aneda Perfundi 9 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjec, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 65-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.