Presidenti Begaj uron Krishtlindjen: Kjo ditë zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua me Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, të Kishës Katolike të Shqipërisë në Katedralen Katolike në kryeqytet.

Presidenti Begaj përcolli urimet më të mira për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët katolikë: “Uroj nga zemra që kjo ditë të sjellë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë, në këto kohë jo të lehta. Kjo ditë e veçantë, dita simbol e lindjes së Krishtit, zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, te familja dhe te besimi,” theksoi Presidenti.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj riktheu në vëmendje takimin me Papa Françeskun disa ditë më parë në Vatikan.

“Papa Françesku është një mik i madh i shqiptarëve ndaj i përcolla ftesën për të vizituar sërish Tiranën. Mesazhet e tij për një botë në paqe ku të gjithë duhet të jemi më solidar, padyshim kanë rezonancë kudo në botë, ashtu sikundër edhe në Shqipëri. Thirrja e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, mendoj se vjen e fortë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm,” tha Presidenti.

Presidenti Begaj në fund të fjalës së tij uroi Imzot Dodajn dhe të gjithë besimtarët për festa sa më të gëzuara.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV