Stuhia dimërore lë miliona amerikanë pa energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bilanci i të vdekurëve nga i ftohti ekstrem që ka përfshirë pothuaj të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 22.

Gati 1.8 milionë amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike. Humbjet e jetëve i atribohen aksidenteve në rrugë për shkak të ngricave si dhe rrëzimit të pemëve si pasojë e erërave të fuqishme.

Një gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork do të vijojë edhe përgjatë fillimit të javës. Në Buffalo, erërat e forta deri në 70 km/h paralizuan çdo gjë. Aeroporti ndërkombëtar anuloi të gjitha fluturimet për shkak të stuhisë së fuqishme.

Rreth 500 shoferë e gjetën veten të bllokuar në automjetet e tyre në kontenë Erie, ndërsa ekipet e urgjencës janë vendosur në dispozicion për të shpëtuar njerëzit. Policia në Kolorado Springs, Kolorado, raportoi dy vdekje të lidhura me të ftohtin ku një burrë që u gjet i vdekur pranë një transformatori energjie. Tre persona humbën jetën në aksident ndersa tetë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve automobilistike të lidhura me motin, duke përfshirë katër në një aksident në Ohio.

Planet për të udhëtuar për këtë Krishtlindje u anuluan për miliona amerikanë. Më shumë se 2,700 fluturime në SHBA u anuluan. Shoqata Amerikane e Automobilave kishte vlerësuar se 112.7 milionë njerëz do të udhëtonin midis 23 Dhjetorit dhe 2 Janarit por moti i keq do i detyrojë njerëzit që t’i kalojnë festat në shtëpitë e tyre.

Temperaturat do të vijojnë që të mbeten të ulëta deri në -20 gradë Celsius nga Xhorxhia, Karolinën e Jugut si dhe në shtetet jugore Teksas dhe Florida. Shteti perëndimor Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -45 gradë Celsius.

Lexo edhe :  A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Moti i ftohtë ka detyruar autoritetet që të hapin qendra ngrohjeje në biblioteka dhe stacione policie, ndërsa siguruan edhe ushqim për të  pastrehët. Situata mbetet kritike në kufirin Meksikë-SHBA ndërsa shtohet edhe fluksi i emigrantëve.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV