Sherri mes kushërinjve në Kamzë, autori qëlloi me thikë të afërmin për borxhin 500 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar mbremjen e djeshme në Kamëz, ku pati një sherr mes kushërive.

Gjatë një konflikti shtetasi Fatjon Luca ka goditur me thikë kushëririn e tij, Hafuz Troci, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se sherri mes kushërive ka nisur për një borxh prej 500 euro që i plagosuri i ka pasur autorit.

Autori para policisë ka thënë se ia kishte kërkuar borxhin disa herë kushëririt, por që ai nuk ia kishte kthyer.

Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasëm. Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin. Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një 15-vjeçar, ndërsa policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca.

Të fundit

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e...

A do të ktheheshit në fshat për 100 mijë euro?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një masë të re që synon të ringjallë zonat rurale të braktisura, përmes mbështetjes financiare për çiftet...

U zgjodh deputete në 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme

Kandidatja e listës së sigurt në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete...

Ngjyra e syve: Çfarë transmeton ajo?

“Sytë janë pasqyrë e shpirtit”, thotë një shprehje shumë e njohur. Edhe pse kjo nuk mund të provohet shkencërisht, nuk ka dyshim që shikimi...

Ngrohja globale mund të rrisë tumoret te femrat

Përveç rritjes së përhapjes së sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë dhe infeksioneve tropikale, ngrohja globale mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të caktuara...

Lajme të tjera

Web TV