“SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

Nuk ka vetëm lidhje historike, unike, mes Austrisë dhe Shqipërisë. Marrëdhënie
aq të forta, veçanërisht në shekullin e 20-të, të cilat ishin parësore dhe
vendimtare për pavarësinë e vendit tonë.

Nuk janë vetëm albanologët, ata më të spikaturit dhe më të dalldisurit pas gjuhës
dhe etnogjenezës së shqiptarëve. Ka edhe një emër që lidh të dy vendet tona në
kohët moderne, prej më shumë se 15 vitesh tashmë . Është SIGAL UNIQA Group
Austria.

“UNIQA Insurance Group”, e pesta kompani më e madhe sigurimesh në Europë,
me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në këtë treg, ishte i pari investitor strategjik
në tregun shqiptar të sigurimeve dhe mbetet edhe sot, teksa kanë kaluar 15 vite,
më i rëndësishmi dhe me impaktin më të madh.

Po kush e solli gjigandin austriak në Shqipëri?

Gjithçka nisi me një rrugëtim që u konkrektizua në shkurt 1999 por që ishte nisur
shumë më herët. Ishin 5 veta, 1 zyrë dhe një kapital prej vetëm 400 mijë
dollarësh. Ndërsa sot kryesojnë tregun, janë në avangarde me kompanitë simotra
dhe numërojnë mbi 2100 punonjës e agjentë dhe mbi 1150 zyra.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida, por edhe i bukur kur
shikon se sa shumë besim u ka dhënë qytetarëve, në Shqipëri, Kosovë dhe
Maqedoninë e Veriut.

Shumëkujt sot i duket e pabesueshme, por kur e dashuron diçka çdo vështirësi
zbehet dhe bëhen të papërfillshme.

Po flasim për SIGAL, kompaninë lider të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri e më pas
në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ishte ajo që arriti të sillte në vendin tonë një prej emrave më të rëndësishme të
financave austriake dhe Europiane, “UNIQA Insurance Group”, ndërsa sot vijon të
ruajë pozicionin e liderit në treg.

“Sigal ka pasur disa pika specifike ndryshe nga kompanitë e tjera. Ne u krijuam në
kushte shumë të vështira, por e veçanta është që në atë kohë na lanë të punonim
dhe kjo na ndihmoi të rritemi, sepse kishim lishmëri në përzgjedhje dhe i bënim
gjërat siç duhet.

Në 2003-shin unë mora një vendim të rëndësishëm duke bërë aksionerë, sigurisht
me dëshirën e tyre, departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe kjo e konsolidoi SIGAL-
in.

Kjo mbështetje amerikane na ndihmoi me menaxhimin. Me Fondin ne gjetëm
çfarë duhej dhe ndërtuam një strukturë që kompania të ecte vetë.

Në këtë periudhë morëm licencën e parë në Kosovë, pastaj në Maqedoni dhe
kështu filloi zgjerimi dhe rritja. Duhet theksuar se prej vitit 2000 ne kemi 30% të
‘market share’ dhe me të njëjtën përqindje vazhdojmë e dhe sot, kur janë 12
kompani sigurimesh në treg”, shprehet themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i
Grupit SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z. Avni Ponari.

Lexo edhe :  Kush është Besfor Lamallari, dibrani i ri në kabinetin qeveritar

Marsi i vitit 2007 do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në
aktivitetin e SIGAL dhe tregut të sigurimeve në përgjishësi: partneriteti me një
prej gjigandëve të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Europë “UNIQA
Insurance Group”.

Kompania me seli qëndrore në Vjenë ishte dallëndyshja e parë nga Europa që
vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është
më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në 2007-ën filluan negociatat me “UNIQA-n”, një kompani e madhe dhe me
shumë përvojë në sigurime. Ky bashkëpunim na krijoi akoma më shumë hapësira
sepse ndihma e tyre ishte më e specializuar, si një kompani me 200 vite
eksperiencë. U bëmë pjesë e strukturave më të gjera europiane dhe eksperiencat e
të gjitha vendeve bashkoheshin me eksperiencën tonë dhe i ndanim me njëri-
tjetrin, duke ndërtuar një strukturë të domosdoshme në vend. Sot Sigal është më i
konsoliduar dhe nga 5 veta që punonin për ne në ’99-ën, sot janë 2000 punonjës

në 3 shtete, duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në Europën Lindore dhe
një nga kompanitë me pozicion të rëndësishëm renditjeje”, shprehet z. Ponari.

Po si kanë qenë këto 15 vite të UNIQA në Shqipëri? A është i kënaqur gjigandi
austriak i sigurimeve falë bashkëpunimit me SIGAL?

Për ti kthyer përgjigje kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave ne ishim në Vjenë, në
“UNIQA Tower” për të biseduar drejtpërdrejtë me CEO-n e “UNIQA Insurance
Group” dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të financave evropiane, Dr.
Andreas Brandstetter.

Dr.Brandstetter shprehet i lumtur nga bashkëpunimi me SIGAL, i cili sipas tij, i ka
tejkaluar pritshmëritë e kompanisë që ai drejton.

“Është një treg i mrekullueshëm sepse ndodhet në një zonë të bukur të Europës, të
zbuluar vonë dhe me popullsi shumë të re. Është në prosperitet dhe ka shumë
potencial sepse ka shumë rezerva natyrore. Ka një potencial të madh për turizëm,
për energji, për tregti.

Është afër Austrisë dhe të gjitha planet që kemi pasur dhe të gjitha pritshmëritë që
kemi pasur janë përmbushur plotësisht. Disa gjëra janë mbipërmbushur kështu që
jemi shumë të lumtur”, shprehet Brandstetter.

Ndiqni më poshtë dokumentarin e plotë mbi historikun e sigurimeve në Shqipëri
para dhe pas viteve ‘90, një bashkëpunim mes SIGAL UNIQA Group Austria dhe
SCAN TV: