Lufta në PD/ Gara e numrave, Berisha në “luftë” me Alibeajn

Partia Demokratike vazhdon të jetë ende me dy koka deri sa Gjykata e Apelit të flasë. Megjithatë Berisha dhe Alibeaj janë në një luftë mes tyre sa i takon numrit të deputetëve që i mbështesin. Mes dy PD-vë nuk ka nevojë për cilësi por për sasi deputetësh

Zgjedhjet lokale do të jenë një luftë mes dy Partive Demokratike se sa mes PS-së dhe PD-së. Dhe mes dy kampeve të Partisë Demokratike bëhen llogaritë e numrave. Sa më i madh të jetë numri i mbështetësve në Parlmanet aq më i fortë behet Sali Berisha apo Enkelejd Albieaj. Largimi i disa deputetëve për të garuar për zgjedhjet lokale duket se i hapin rrugën deputetëve të rinj që do të anojnë nga ana e Alibeajt. Dhe sherri i numrave u pa edhe në zënkën e fundit ku u përjashtua nga Parlamenti Flamur Noka mbështetësi i Alibeajt. Dhe numrat parlamentare marrin edhe më shumë vlerë, sa herë diçka lëviz mes të dyja grupeve, të Berishës dhe Alibeajt. Grupi i Alibeajt është rrudhur, pasi disa ndryshuan rrugës dhe shkuan tek Berisha, megjithatë janë mjaftueshëm deputetët mbështetës të tij, që të përcaktojnë shpesh axhendën politike të vendit, apo ti vijnë edhe në funksion të numrave qeverisë.

Ndryshimet

Grupet do të vijojnë të ndryshojnë për shkak të deputetëve që synojnë postin e kryebashkiakut, në garën e 14 majit. Kandiati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi që doli nga Primaret, do të zëvendësohet nga Asllan Dogjani. Ai do të lërë mandatin në mars, dhe atë do e përfundoj, një mbështetës tjetër i Berishës. Pra, largimi i Këlliçit nuk ndryshon numrin e Berishës. Në Elbasan ikën Luçiano Boçi, thyesi i herësit më 25 prill. Largimi i tij duket se do të shtojë mbështetje për grupin Alibeaj. Pasuesi i listës është Qani Xhafa, mbështetës i Lulzim Bashës, në përballjen që ai pati me Berishën. Në Shkodër ndërkohë është Lodovik Hasani që do të zërë vendin e Zef Hilës, që kandidion për të rimarrë, Bashkinë e Vaut të Dejës. Ndryshe nga Hila, pasusi i mandatit të tij, duket më afër grupit Alibeaj. Dy ndryshime ndërkohë kanë ndodhur. Largimi i Grida Dumës futi në Parlament Oriela Nebiajn, që e cilëson vetën thjesht demokrate dhe larg të dy grupeve. Do të jetë vota e saj, ajo që do ta pozicionojë në vijim. Alfred Rrushaj sakaq duket se shtoi mbështetjen për grupin që la Lulzim Basha në PD, me hyrjen e Petrit Dodës në Parlament. Lëvizjet në PD-të megjithatë mbeten dinamike, sa kohë që Apeli nuk ka dhënë verdiktin se kujt i takon vula. Përcaktuese pritet të jenë dhe zgjedhjet lokale të 14 majit, kur PD-ja do të ketë dy kandidatë, ato të Pimareve të Berishës, dhe ato të Alibeajt, që ende nuk janë zbuluar plotësisht. Në këto zgjedhje pritet që PD të marrë një goditje të madhe pasi dalja me dy kandidatë e dëmton shumë Partinë Demokartike dhe favorizon Partinë e Lirisë.