Stuhia e dimrit kthen New York në zonë lufte/ Shoferët mbeten të bllokuar në makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një stuhi dimri e ka kthyer Nju Jorkun në një zonë lufte.

Drejtuesit e mjeteve u bllokuan në makinat e tyre dhe të paktën 59 persona vdiqën pasi një ciklon goditi vendin.

Para Krishtlindjes miliona banorë u zhytën në kaos për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Pothuajse 50 inç borë u raportua gjatë tre ditëve në aeroportin Buffalo Niagara, ndërsa nw Jefferson County 22-41 inç borë.

Deri në 30 centimetra dëborë ra në qarkun Lewis gjatë tre ditëve, sipas sinoptikantëve.

Kathy Hochul e quajti ngjarjen e motit një fatkeqësi “epike, që ndodh një herë në jetë”.

Ajo paralajmëroi se dëmet e shkaktuara nga stuhia janë “shkatërruese” dhe tha se amerikanët u përballën me një situatë “kërcënuese për jetën”.

Hochul  shtoi: “Është si të shkosh në një zonë lufte. Automjetet anëve të rrugëve janë tronditëse.”

Të paktën 27 persona kanë vdekur vetëm në  Erie të Nju Jorkut dhe zyrtarët kanë frikë se numri tragjik do të rritet.

Ekzekutivi i qarkut Mark Poloncarz tha se 14 viktima u gjetën jashtë, ndërsa tre u zbuluan brenda një automjeti.

Poloncarz zbuloi se disa shoferë kishin ngecur në makinat e tyre për dy ditë.

Poloncarz paralajmëroi se “nuk është ende fundi” pasi ai e quajti ngjarjen “stuhinë më të keqe ndoshta në jetën tonë”.

Vdekje janë raportuar gjithashtu në Kolorado, Illinois, Kansas, Kentucky, Michigan, Missouri, Nebraska, Ohio, Oklahoma, Tenesi dhe Wisconsin.

 

Të fundit

‘Mund të flas 2 ditë pa ndërprerje…!’/ Berisha’bëhet lëmsh’ me shifrat para fermerëve!

Teksa fliste para fermerëve të Dimalit në takimin elektoral, kreu i PD-së ‘ngeci’ përsëri teksa fliste për inceneratorin e Tiranës,...

“Po vdesin për ujë”/ Pamje drithëruese nga Gaza, fëmija vrapon pas kamionit bosh (VIDEO)

Në një rrugë të rrënuar të Gazës, një djalë i vogël palestinez, këmbëzbathur dhe i veshur me rroba të pluhurosura, vrapon me gjithë fuqinë...

Anija kozmike e epokës sovjetike pritet të prekë Tokën në mënyrë të pakontrolluar

Një anije kozmike e epokës sovjetike pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës këtë muaj. Bashkimi Sovjetik nisi “Kosmos 482” në vitin 1972, me qëllim...

Berisha takim me fermerët e Dimalit/ 200 euro pensionet në fshat, s’ka më çmime monopol!

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me takime në rrethe. Ditën e sotme (2 maj), kreu i PD-së,...

PD denoncoi se i kanë vjedhur zyrën/ Policia: S’ka thyerje apo dëmtime të objektit!

Partia Demokratike, Dega Cërrik, ka denoncuar në Polici grabitjen e zyrës pasi kanë konstatuar se mungonte 1 kompjuter dhe 1 televizor. Denoncimi është bërë në...

Lajme të tjera

Web TV