Aksident në Lezhë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë dalë nga rruga.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar.

Në vendngjarje ka shkruar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e aksidentit.