Berisha ndan foto nga dreka me demokratët: Fillim i ri për grupin parlamentar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar një foto nga festa e organizuar për fundvit.  Ajo që bie në sy është fakti se kjo drekë ka bërë bashkë grupin e Berishës dhe atë të Alibeajt, duke lënë mënjanë ndasitë e vjetra politike.

Ai shkruan se dreka u organizua nga deputeti Xhelal Mziu,  ndësra e quan si një fillim të ri për grupin parlamentar të PD.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar! ka shkruar Berisha.