Dhunimi i bustit të Mid’hat Frashërit, talibanizëm dhe urrejtje ndaj kulturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fundjavë është dhunuar varri dhe busti Mid’hat Frashërit. Dhunimi i varreve dhe kufomave nuk është veprim dhe sjellje e botës së civilizuar. Në të kundërt është veprim dhe sjellje e talibanizmit.

Historia botërore që nga lashtësia ka ndëshkuar dhunimin e kufomës dhe varreve qofshin dhe të “armikut”. Akili u ndëshkua nga Zeusi, në pikën e tij më të fortë, pikërisht se dhunojë kufomën e Hektorit. Në historinë e luftërave dhe kodin e luftërave vrasja apo dhunimi i atyre që kapen si “rob lufte” është i dënueshëm me ligjet ndërkombëtare dhe kodet e luftës. Varret e kundërshtarëve edhe pse janë në vendet respektive nuk preken, në të kundërt ruhen dhe mirëmbahen.

Sot media në vend që të merrej me këtë akt barbar të shkatërrimit të varrit të një prej figurave më elitare të politikës dhe kulturës, gjuhës së historisë shqiptare, merrej me tallavanë politike dhe festival tallavanë nga ku ushqehen dhe ushqejnë këtë primitivizëm politik dhe kulturor.

Është dhunuar më parë varri dhe busti i “enciklopedisë shëtitëse” dhe latuesit të gjuhës shqipe dhe flamurtarit te pavarësisë, aristokratit te salloneve të letrave dhe kulturës europiane Faik Konica. Komunistet po ashtu shkatërruan varrin dhe i hodhën eshtrat në lumë Kryetarit te Komisisë Letrare të Kongresit të Manastirit, Poetit Kombëtar, Viganit të Verirut At Gjergj Fishta. E gjithë kjo është një talibanizëm dhe një urrejtje ndaj kulturës, vlerave të përfaqësimit oksidental dhe civilizimit Europian, nga talibanizmi shqiptarëve Dum Babën. Shoqëria shqiptare nuk ka as imunitet për të përballuar të keqen dhe as antikorpe për ta luftuar. Kjo është arsyeja që shoqëria shqiptare është në një rënie të lirë drejtë humnerave të tallavasë politike, kulturore dhe mediatike.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV