Luftëra, murtaja, vrasje politike…/ Profecitë e Nostradamusit për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Michel de Nostradamus, i njohur më mirë si Nostradamus ishte një astrolog, mjek dhe psikik francez dhe ai botoi librin e tij të famshëm të profecive në 1555. Botëkuptimi i tij i errët besohet se është formuar nga Dhiata e Vjetër dhe trauma e humbjes së gruas dhe fëmijëve të tij nga sëmundjet, ndoshta murtaja. Në pamundësi për të shëruar ata që donte më shumë, ai u përpoq ta paralajmëronte njerëzimin paraprakisht për rreziqet që i kërcënonin.

Në librin e tij Nostradamus parashikon luftëra, murtaja, fatkeqësi natyrore, trazira civile, vrasje politike… Dhe ja çfarë paralajmëroi “profeti i dënimit” për vitin 2023.

Ngrohja globale dhe shumë peshq të ngordhur

Në një pasazh të vogël për shkatërrimin e detit, Nostradamus parashikon se “dielli do të djegë detin e shndritshëm” dhe se “peshqit e Detit të Zi do të ziejnë të gjallë”. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se, në fakt, shumë lloje peshqish, përfshirë ato që hahen më shpesh, mund të përballen me zhdukjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ngrohjes globale.

Pallati Buckingham do digjet

Nostradamus parashikoi se në vitin 2023 bota do të shohë “zjarr qiellor mbi ndërtesën mbretërore”. Marrë fjalë për fjalë, kjo mund të nënkuptojë se meteori shkon drejt e drejt Buckingham Palace. Në mënyrë metaforike, flakët mund të ndizen nga një serial i Netflix në të cilin Princi Harry dhe Meghan Markle transmetuan çfarë ndodh brenda familjes mbretërore britanike.

Lufta e Tretë Botërore

“Shtatë muaj një luftë e madhe, njerëz të vdekur nga e keqja” – kjo është ajo që pa Nostradamus dhe është asociacioni i parë me luftën shkatërruese në Ukrainë. Profecia tregon se konflikti në vitin 2023 do të përshkallëzohet në një luftë botërore, e cila, duke pasur parasysh arsenalet bërthamore, mund të barazohet me apokalipsin.

Lexo edhe :  Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Antikrishti po vjen

Nostradamus shkruan se rreth vitit 2023 “antikrishti do ta shkatërrojë trinitetin”. “Lufta e tij do të zgjasë 27 vjet. Jobesimtarët do të jenë të vdekur, të kapur, të mërguar. Gjaku, trupat e njeriut, uji dhe breshri i kuq do të mbulojnë tokën”. Dhe ndërsa disa tashmë po përpiqen të kuptojnë se pas së cilës fuqi botërore fshihet antikrishti, as BabaVanga nuk ka lajme të mira as për vitin 2023.

Të fundit

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Lajme të tjera

Web TV