Përfaqësoi Shqipërinë në Turqi, 19-vjeçarja zgjidhet e treta në Miss: Jam krenare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florinda Loki është 19-vjeçarja shqiptare që i ka bërë të gjithë krenarë. Ajo ka përfaqësuar vendin tonë në një konkurs bukurie në Turqi dhe ka fituar vendin e tretë.

Florinda jeton në Bruksel me familjen e saj, ku edhe po ndjek studimet. Mirëpo, ajo gjithmonë zgjedh të tregojë me plotgojë se është shqiptare. Bukuroshja rrëfeu të gjithë eksperiencën e saj, e cila ishte si një ëndërr që u bë realitet.

“Ishte një lloj krenarie për mua, një ëndërr që të konkuroja si Shqipëria, edhe mu bë realitet. Shkova atje dhe nuk e prisja që të merrja vendin e tretë. Ja dola me punë dhe me krenari. Isha e vetmja shqiptare atje. Çdo vajzë përfaqësonte vendin tim. Nuk doja të përfaqësoja Belgjikën ku edhe jetoj. Edhe do ma kërkonin nuk do pranoja, se jam rritur me dy prindër shqiptarë.

Unë jam akoma në shkollë të mesme për estetik, jam në vitin e fundit. Jam make up artiste. Unë kam tre diploma, shkollën e mesme, estetikën, edhe licencën për të hapur punën time.

Babin e kam nga Tropoja, mamin nga jugu, nga Elbasani. Por kur vij, rri në Durrës dhe Tiranë në shumicën e kohës”, tha ndër të tjera ajo.

Të fundit

Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Zbulohen detajet

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjia e Sekretarit kombëtar të...

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i familjes, Fabio Marchioni, 36 vjeç,...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Lajme të tjera

Web TV