Tensione në veri/ Kurti lëshon thirrjen e papritur drejt serbëve, ja çfarë kërkon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeminsitri, Albin Kurti ka ftuar serbët e Kosovës që të aplikojnë për punë në institucionet e vendit në mënyrë që të nbushin zbrazëtriat e krijuara pas dorëheqjeve kolektive të serbëve në nëntor të këtij viti.

Kreu i ekzekutivit është kujdesur edhe këtë herë që qytetarëve serbë t’iu drejtohet në serbisht, në mënyrë që të marrin mesazhin.

Ai në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se nuk dëshiron që zbrazëtirat e krijuara pas dorëheqjeve të imponuara të serbëve t’i mbushin me shqiptarë.

“Rritja ekonomike e këtij viti është 4% e bruto produktit kombëtar, kjo sjell optimizëm për ekonominë dhe njëherësh mirëqenie për të gjithë qytetaret sepse me ndihmën e masave sociale ne do ta ndajmë këtë rritje për të gjithë ju, dhe më së shumti atyre që kanë nevojë. Ne dëshirojmë paqe dhe përparim shoqëror. Vitin e ardhshëm, do të ndajmë një fond prej disa milionë eurosh për të gjitha kompanitë që do të punësojnë një fuqi punëtore multietnike, multikulturore, hendeku që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjeve kolektive, kryesisht të imponuar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam që ato t’i plotësojmë me shqiptarë, prandaj ftoj të gjithë serbët nga Kosova të aplikojnë për këto vende pune dhe posaçërisht serbët të cilët nuk e kanë pasur rastin deri tani”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit theksoi edhe njëherë se Kosova është shtet i të gjithëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare apo shoqërore.

Sundimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të drejtat e komuniteteve pakicë janë vlera evropiane për të cilat, Kurti tha se Kosova angazhohem gjithmonë.

Lexo edhe :  Meloni takohet me Presidentin Vuçiç: Mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Sipas Kurtit, ekziston vetëm një zgjidhje demokratike paqësore e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo është njohja reciproke dhe marrëdhëniet reciproke.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV