“Kështu jam unë, s’ndryshoj”: Fleksibiliteti i të menduarit kundrejt ngurtësisë kokëforte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kështu jam unë, nuk ndryshoj” është një nga shprehjet që përdorin më shpesh personat që kanë mungesë fleksibiliteti të të menduarit e në sjelljet e tyre. Të mendosh për veten se nuk mund të ndryshosh, do të thotë që të mos i japësh vetes shansin të mësojë, të piqet, të përmirësohet, të përshtatet, të rritet.

George Bernard Shaw, dramaturgu irlandez dhe fituesi i çmimit Nobel në letërsi (1925), ka thënë: “Ata që nuk mund të ndryshojnë mendjen e tyre nuk mund të ndryshojnë asgjë”. Ju mund të ndryshoni çdo gjë që është brenda kontrollit tuaj. Por nëse nuk mund të ndryshoni mendjen- ju nuk do të mund të ndryshoni asgjë për veten tuaj.”

Ne si qënie njerëzore jemi në ndryshim të vazhdueshëm, si lumi që rrjedh ….Me kalimin e viteve, ne jo vetëm rritemi në moshë por rritemi dhe emocionalisht e bëhemi më të pjekur në mendime e më të matur në sjelljet tona. Nga impulsivë adoleshentë bëhemi më arsyetues e mundohemi të mbajmë në kontroll emocionet tona negative agresive.

Eksperienca jetësore na detyron rrugës të ndryshojmë shumë bindje e sjellje tonat për të cilat ndoshta më parë i medonim si të sakta apo të duhura, ndoshta sepse disa prej tyre instalohen gabim prej prindërve e miqve, disa të tjera ndoshta sepse vetë ne i kemi menduar si postulate jetësore mbi të cilat kemi ndërtuar dhe filozofinë e jetës tonë… e për shumë arsye të tjera, gjatë rrugëtimit tonë të rritjes, krijojmë mendime për veten e të tjerët e rrjedhimisht dhe disa sjellje për të cilat luftojmë fort duke menduar se janë ato që na përfaqësojnë vlerat e vetes tonë.

Por, rrugës mësojmë se jo domosdoshmërisht të tjerët janë të drejtë e të mirë ashtu siç vetë ata deklarohen, se rregullat e ligjet nuk janë të njëjta për të gjithë, pavarësisht se si trumpetohen, se të tjerët nuk mendojnë aq shumë për ne aq sa ne e mendonim, etj etj…e të gjitha këto na bëjnë të ndryshojmë disa prej bindjeve që kemi krijuar, duke u munduar të mbajmë të palëvizshme vetëm ato vlera e besime të trashëguara – pa të cilat jeta jonë nuk do të kishte kuptim.

Ashtu sikurse pema e ka trungun e fortë e të palëvizshëm prej rrënjëve të saj , të cilat sa më të thella e të mëdha të jenë aq më të fortë e bëjnë trungun, ashtu dhe individi, mendimet lidhur me disa besime e qëndrime të rëndësishme jetësore duhet ti ketë të palëkundura e të pandryshueshme, siç është rasti i dikujt që kërkon të bëj një jetë të ndershme e me dinjitet, të bazuar në sisteme vlerore.

Por, për disa mendime të cilat janë të instaluara gabim, ekziston mundësisa e ndryshimit të tyre, ashtu sikurse prerja e disa degëve të një peme bëhet domosdoshmëri për zhvillimin sa më të shëndetshëm e jetëgjatë të saj: siç është rasti i dikujt me pak vetvlerësim e vetbesim, që e mendon veten të paaftë për një punë të caktuar, që shprehet “kështu jam unë, nuk ndryshoj”– duke mos i dhënë kurrë vetes shansin për të provuar apo testuar limitet dhe aftësitë e tij apo duke mos i dhënë mundësi vetes për të ndryshuar me qëllim për tu përshtatur sa më mirë me situatat e pakëndëshme që jeta sjell.

Të menduarit e ngurtë, jo fleksibël dhe i menduari bardh e zi mund të çojnë në shpërthime emocionale, depresion e deri “në fikje” të individit kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, duke I bërë të mos shohin ‘dritë në fund të tunelit”, duke mos arritur të shohin kurrë rrugëzgjidhje në problematikat me të cilat përballen gjatë jetës.

Sjellja e ngurtë pengon shëndetin mendor të një personi duke e bërë atë të ndiej se ka një jetë të trazuar, plot halle e vuajtje mes një bote të poshtër e të padrejtë, e rrjedhimisht duke i bërë gjërat e bukura tu kalojnë tangent në përditshmërinë e tyre.

Lexo edhe :  Politikanët e korruptuar nën ankthin e “Eskaliburit” të SPAK!

Tipikisht ankthiozët përfshihen zakonisht në këtë të mënduar problematik. Ata mendojnë në formën “gjithçka ose asgjë” ose në formën e të menduarit katastrofik, të ngurtë e jo fleksibël“ të shëndetshëm apo i sëmurë për vdekje”.

Këto lloj të menduarish zakonisht shoqërohen me imlikime klinike në shumicën e rasteve: çrregullime ankthi, çrregullime personaliteti e deri në çrregullime sjellore të pakontrolluara.

Ndonëse të gjithë ne i kemi ndonjëherë këto skema të gabuara të menduari, njerëzit me tipare ankthioze priren t’i kenë ato më shpesh sesa ata pa ankth. Këto lloj të menduarish jo fleksibël shkaktojnë shqetësime të konsiderueshme sepse nxjerrin gjithmonhë në përfundime të pasakta për atë që po ndodh rreth nesh. Shembull është rasti tipik i një individi me çrregullim ankthi i cili e sheh shëndetin e tij në formë absolute/bardh e zi: ose të shëndetshëm ose të sëmurë, duke lënë shumë pak hapësirë për ndonjë gjë midis këtyre dy gjendjeve ekstreme: i shëndetshëm dhe sëmurë/ vdekje.

Mjafton një analizë e dalë jo mirë, si psh. një anemi dhe këta individë priren të mendojnë se do vdesin, duke u stërmunduar me analiza pafund që I përsërisin çdo javë e duke ndryshuar në formë drastike stilin e jetesës.

Po të mendojmë në mënyrë racionale, duke analizuar faktorët që kanë shkaktuar aneminë tonë, rregullimin e niveleve të hekurit apo suplementeve e të tjera plotësuese për rikuperimin e tejkalimin e kësaj disbalance që na jep lodhje, e duke marrë parasysh dhe faktin se është një gjendje që pothuajse gjysma e botës e ka ose e merr – atëherë do ndiheshim më pak të shqetësuar e nuk do mendonim “fundin e botës” e as vdekjen (si në rastin e individëve ankthiozë) teksa marrim pergjigjen e analizave.

Nëse mendojmë se shëndeti dhe sëmundja ekzistojnë në një spekter shumë të gjerë dhe se shumica dërrmuese prej nesh nuk janë plotësisht të shëndetshëm, ku çdokush ka disa probleme të vogla shëndetësore, ky i menduar bipolar mund të sfidohet me një të menduar më të shëndetshëm në perspektivë.

Duke marr parasysh gjithë mundësitë e faktorëve që mund të ndikojnë në shëndetin tonë, mes dy ekstremeve të menduara, do kuptojmë se edhe nëse simptoma ose ndjesia trupore është tregues i një problemi shëndetësor, cilat janë të gjitha mundësitë “në mes”? Me fjalë të tjera, duhet të përpiqemi të marrim parasysh shumë çështje të vogla të mundshme që mund të çojnë në këtë simptomë para se të mendojmë skenarin më të keq.

Dikush që ka një historik familjar që lidhet me vdekjen nga një sëmundje e caktuar, sigurisht që i ka predispozitat më të larta që psikologjikisht të krijojë një të menduar ankthioz lidhur me çdo simptomë fizike që do përjetojë në të ardhmen, duke i parë këto sipmtoma në mënyrë të ekzagjeruar dhe se vdekja mund t’i ndodhë nga momenti në moment – dhe për këtë nuk duhet fajësuar. Ndërgjegjësimi në kohë mbi këtë skemë që është ndërtuar pavetëdijshmërisht tek ky individ – proces që vjen si pasojë e psikoterapive- ndihmon në vendosjen e skemave të shëndetshme të të menduarit dhe tejkalimin e shqetësimeve të tepruara e të panevojshme të cilat e lodhin aq shumë një individ me tipare ankthioze.

Njëjtë shihet situata klinike dhe tek individët me tipare patologjike të personalitetit, ku këmbëngulja e kokëfortësia për të mos ndryshuar mendime e sjelje të caktuara problematike për të cilat u vihen në dukje- i pengon në tejkalimin e problematikës e rrjedhimisht në keqfunksionimin e tyre të përgjithshëm.

Në disa raste ndryshojmë mëndje e në disa raste mëndja jonë na ndryshon neve… por nuk duhet harruar se “ Secili nga ne mund të ndryshojë mendim, pa lejuar që mendja jonë të na ndryshojë veten tonë”.

Përgatiti Rudina Koromani
Psikologe Klinike

Të fundit

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Nga Frrok Çupi Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si...

“Çmendet” moti/ Priten shtrëngata, dëborë e ngrica. Merrni masat për nesër!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka  shpërndarë një njoftim sa i përket kushteve të motit për ditën e nesërme. Në një postim të shpërndarë në...

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Rama ironizon Berishën/ Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ironizuar Sali Berishën nga Elbasani, ku u nënshkrua sot një marrëveshje për rijetëzimin e kalasë së qytetit. Ai tha se pret që ai...

Rrëzimi i avionit korean, thellohet misteri: Kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!

Kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Korenë e Jugut muajin e kaluar, duke i marrë jetën 179 personave, ndaluan...

Lajme të tjera

Web TV