Elton Ilirjani feston me elitën e New York-ut, nis vitin 2023 në MET Opera

Rrjetet sociale ashtu sikundër çdo fillim viti kanë shpërthyer me shprehje motivuese dhe fishekzjarre.

Elton Ilirjani e ka pritur 2023 ne MET Opera në New York, një forme kjo e praktikuar shpesh nga elita e qytetit që nuk fle kurrë.

Mes veshjesh mondane dhe parakalimesh në tapet te kuq, vihet re nga larg Ilirjani, i cili këtë herë sërish u vesh nga shtëpia e modës “Mua Mua”.

Xhaketa ka mbi 100 vite jetë dhe është krijuar nga stilisti Orgosolo për pronarin e “Sabbadini Gioielli”. Kaq i duhej stilistes Ludovica Virga për ta risjellë në jetë jetë herë të personalizuar për Elton Ilirjanin me shkrimin pas “Sir Elton, the other one”, “Zoti Elton, tjetri” një formë për të thënë që Elton John është i pari dhe më pas vjen Elton Ilirjani.

Një tjetër detaj i cili vlen për t’u përmendur është emri i Ilirjanit te sponsorat e shfaqjes gala “Fedora” në Metropolitan Opera duke treguar edhe një herë dashurinë dhe përkushtimin e këtij të fundit për artin kontemporan dhe magjinë e jashtëzakonshme që opera përcjell.