Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars në Top Channel.
Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.
Një personzh i dashur për publikun, edhe pse jo pjesë e ekranit, ajo arriti ta menaxhonte mirë botën “e ashpër” të spektaklit.
Ajo e provoi veten në shumë disiplina, që nga ato ritimiket, energjiket deri tek më emocionueset.
Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.
Ajo çka e bëri edhe më emocionues garën e Sarës këtë finale, ishte prania e partnerit të saj, Ledrit, që e mbështeti në çdo moment.
Dancing With The Stars përmbylli sonte këtë sezon të mrekullueshëm, pas 13 javëve të stuhishme për të sjellë çdo të premte një spektakël të kuruar deri në detajet më të vogla.