VIDEO/ Juve mposht Cremonesen në minutën e fundit nga një supergol i polakut Milik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gol i shënuar në sekondat e para të kohës shtesë nga sulmuesi plak, Arkadiusz Milik, I dha një fitore me shumë vlerë Juventusit në fushën e Cremoneses, në kuadër të javës së 16-të të Serisë A.

Vendësit mundën të rezistonin për plot 90 minuta, madje edhe të rrezikonin portën e bardhezinjve, siç ishte rasti i minutës së 69-të, kur Cyriel Dessers goditi shtyllën, por u dorëzuan në fund pas një goditjeje nga distanca e polakut Milik, që nuk u kontrollua si duhet nga portieri Carnesecchi.

“Zonja e Vjetër” me këtë sukses ruan vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve, dy më pak se Milani.

Ndërkohë sfida mes Fiorentinës dhe Monzës u mbyll pa fitues, me rezultatin 1-1. Fillimisht shënuan vendësit me Cabral, por ekipi i Berlusconit barazoi në pjesë ne dytë me Carlos Auguston.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV