I burgosuri mbërrin i pajetë në spitalin e Lezhës, ja çfarë dyshohet

Një i burgosur ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës.

Mësohet se 64-vjeçari që vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, ka pasur probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Trupi i tij i pajete do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes.