Sherri në Pallatin Mbretëror/ Princ Harry rrëfen sulmin nga vëllai i tij, shkak Meghan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalja e librit autobiogrfik “Spare” të princ Harry-t mund të krijojë sërish tensionet brenda familjes mbretërore. Libri do të dalë këtë javë.

Princ Harry pretendon se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, Princ William. Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur gjatë një sherri për martesën e tij me Meghan Markle.

“The Guardian” ka marrë një kopje të “Spare” – librit të shumëpritur të Dukës së Sussex-it.

Në një pjesë të librit, pretendohet se William e kapi vëllain e tij duke e rrëzuar në dysheme. Harry vazhdon të pretendojë se William e kishte quajtur aktoren amerikane, me të cilën ai tashmë dy fëmijë, si “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “mizore”.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt. Ai më kapi për jake dhe më rrëzoi në dysheme.”, thuhet se ka shkruar Harry në libër. “U shtriva për një moment, i trullosur, më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, vazhdohet më tej në librin e tij.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur në Nottingham Cottage në vitin 2019 kur Harry jetonte atje dhe filloi kur William mbërriti dhe u ankua për Meghan.
Dalja e autobiografisë së princ Harry “Spare” do të krijojë sërish ftohje dhe largim nga i ati dhe vëllai i tij.

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV