Rama shmang amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amnistia fiskale nuk është parashikuar në programin e përgjithshëm të projekt-akteve. Nuk mund të thuhet ende me bindje nëse kryeministri Edi Rama është tërhequr nga ky projektligj, por të paktën për muajt në vijim nuk janë në gjendën qeveritare dhe parlamentare. Rama në javët e fundit e ka rikthyer çështjen e amnistisë fiskale duke u shprehur i vendosur që do ta kalojë, pavarësisht skepticizmit të ndërkombëtarëve apo të opozitës. Sipas Ramës amnistia fiskale do të vendoste në sistem bankar paratë të fituara me djersë nga shqiptarët që kanë punuar në të zezë jashtë vendit, ndërsa ndërkombëtarët dhe opozita e kanë parë me një tjetër lupë këtë ligj, si pastrim parash që do të fuqizojë një kastë që paratë i sjellin nga krimi dhe droga. “Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale me çdo kusht!”. Ky zotim i Kryeministrit Edi Rama në 18 dhjetor të vitit të kaluar ende nuk është reflektuar në planet e qeverisë për vitin 2023. Këshilli i Ministrave ka miratuar programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve që do të paraqiten për shqyrtim gjatë këtij viti, ku mungon nisma disavjeçare për një amnisti fiskale. Por mungesa e amnistisë në kalendarin e akteve për shqyrtim përgjatë 2023-shit nuk e përjashton mundësinë që ajo të vijë në një moment të dytë për miratim, ndonëse është e rrethuar nga një refuzim opozitar dhe ndërkombëtar që rendisin si rrezik kryesor pastrimin e parave.

Ligji që këkron votat e opozitës

Projektligji për Amnistinë Fiskale nëse do të marrë formën e ligjore nuk është aq i lehtë për të kaluar në Kuvend, pasi ai këkron vota të cilësuara, ose 84 vota, çka do të thotë se duhen edhe votat e opozitës. Megjithatë me opozitën e trazuar të çarë dhe përçarë ishte mundësia që të “peshkoheshin” gjashtë votat e duhura për tia bashkangjitur mazhorancës, kur 78 vota i ka të siguruara. Ikja deputetit të LSI Agron Çela nga kampi mazhoritar fuqizoi dhe më një numër PS, por kjo ndryshon edhe një rezultat në bashkinë Shkodër, ku kandidat do të jetë Benet Beci. “Aministia fiskale në ato terma në të cilët është bërë publik nga ana e maxhorancës është e pa pranueshme”, deklaronte Enkelejd Alibeaj më 3 tetor 2022. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se projekti i qeverisë shqiptare për amnistinë fiskalë është një projekt mafioz. Berisha tha se Rama po sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale. “Në kundërshtim flagrant me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe të krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, çka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën”, u shpreh Berisha.

Lexo edhe :  “Gjushi me fustan” s’pyet për ligjin…!"/ Berisha denoncon asfaltin elektoral në Durrës

Pasaportat e arta

Po njësoj si me aministinë fiskale është jashtë projektit të 2023 edhe Pasaportat e Arta. Edhe për këtë çështje ka reaguar Sali Berisha dhe faktori ndërkombëtar. “Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje, narkotrafikant dhe kriminelë të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës, bashkohuni në Shqipëri”, është shprehur Berisha. Në programin e punës qeveria ka parashikuar një sërë aktesh që nga ndryshimi i ligjit për legalizimin e ndërtimeve informale, indeksimin e pensionit apo menaxhimin buxhetor.

 

Të fundit

Gjermania shpall AFD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut...

Diell dhe temperatura deri në 30 gradë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë

Masat ajrore afrikane të cilat kanë hyrë në territorin e ballkanit kanë bërë që kjo javë të jetë e ngrohtë dhe me mot të...

Tom Doshi, akuza Benet Becit: Po dëmton Velipojën me ndërtimet pa leje

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, në një takim elektoral, akuzoi kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, se po dëmton Velipojën me ndërtimet pa leje. "Nuk...

Shkëmbim zjarri në Ekuador mes policisë dhe trafikantëve, shpëtohen dy pengje shqiptare

Disa pengjet janë shpëtuar gjatë operacionit ushtarak në Santa Elena nga ushtria ekuadoriane, së bashku me institucione të tjera shtetërore. Operacioni u zhvillua në një...

Kush ua fiku dritat miliona qytetarëve të BE-së?!/ Flet eksperti: Ja ku dyshoj

Një ndërprerje e pazakontë e energjisë elektrike goditi të hënën pjesë të mëdha të Spanjës, Portugalisë, zonave të jugut të Francës dhe Andorrës, duke...

Lajme të tjera

Web TV