Një grabitje e mundshme në SHBA është shmangur pasi autori është vrarë nga një klient.
Ngjarja ka ndodhur në Houston të Teksasit, në SHBA. Në videon e publikuar në mediat sociale shihet grabitësi i maskuar teksa hyn në një restorant dhe i drejton pistoletën personave që ndodhen brenda.
Në momentin kur ai drejtohet nga dera, një klient i armatosur nxjerr pistoletën dhe e qëllon disa herë duke e lënë të vdekur në vend.